Rrugët drejt zgjidhjes: Familjet dhe shoqëritë që përballen me trashëgiminë e të zhdukurve

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

Rrugët drejt zgjidhjes: Familjet dhe shoqëritë që përballen me trashëgiminë e të zhdukurve

Sipas Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), 1,591 persona nga lufta në Kosovë ende figurojnë si të zhdukur, nga gjithsej 6,063 të raportuar fillimisht. Edhe pse këto shifra tregojnë disa përparime, kërkimi për të vërtetën dhe përgjegjësinë duhet të mbetet një prioritet moral dhe praktik.

Megjithatë, shumë familje ende presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre, duke u përballur me pengesa të shumta. Hetimet në lokacionet e dyshuara për varreza masive mbeten të paplota ose të paqasshme, të ngadalësuara nga burimet e kufizuara forenzike, kushtet sezonale dhe procedurat burokratike. Faktorët politikë e vështirësojnë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që qasja në arkivat e kohës së luftës është e kufizuar, shumë dokumente mbeten ende të klasifikuara, të fragmentuara ose të shkatërruara, ndërsa deklasifikimi i tyre lidhet me negociatat politike.

Pa një mekanizëm të detyrueshëm ligjor, përparimi në këtë proces varet kryesisht nga vullneti politik brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja, ku çështja e të zhdukurve shpesh anashkalohet dhe familjet mbeten të përjashtuara. Pothuajse 1,600 raste mbeten të pazgjidhura. Familjet vazhdojnë të jetojnë në pasiguri, me dhimbje të pazgjidhura, me pak mbështetje dhe me kujtesë të politizuar.

Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të nderuar kujtimin e të zhdukurve, OJQ Aktiv, Pro Peace Kosovo, dhe Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (MPRC) organizojnë panel diskutimi me përfaqësues të familjeve dhe shoqërisë civile nga Kosova. Ky aktivitet do të prezantojë përpjekjet aktuale, do të eksplorojë mundësitë e bashkëpunimit dhe do të rikonfirmojë imperativin humanitar për të zbardhur fatin e të zhdukurve.

Detajet e ngjarjes

Titulli: Rrugët drejt zgjidhjes – Familjet dhe shoqëritë përballë trashëgimisë së të zhdukurve
Data: 25 shtator 2025
Ora: 11:00
Vendi: Qendra e Energjisë Qytetare, Mitrovica e Veriut

 

 

AGJENDA

11:00 – 11:15 | Fjalët hyrëse

  • Fjalët përshëndetëse të organizatorëve dhe prezantimi hyrës:
    • Miodrag Miliqeviq, OJQ Aktiv
    • Natasha Bozhilloviq, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur
    • Nehari Shari, Pro Peace Kosovo

11:15 – 11:30 | Hyrje në temë

  • Pasqyrë e situatës aktuale lidhur me çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë
  • Përpjekjet dhe sfidat aktuale

11:30 – 13:00 | Diskutim panel

Pjesëmarrësit:

  • EULEX
  • Instituti i Mjekësisë Ligjore (TBC)
  • Negovan Mavriq, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur
  • EUSR (TBC)

Moderatore: Ivana Petroniq Vanovac, gazetare

Tema diskutimi:

  • Dëshmi personale dhe shprehja e shqetësimeve të përbashkëta
  • Pengesat në zgjidhjen e rasteve: politika kundrejt nevojave humanitare
  • Ngritja e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet familjeve dhe institucioneve
  • Strategjitë e përbashkëta për avokim dhe ngritjen e vetëdijes
  • Hapat praktikë të ardhshëm dhe aktivitetet e ndjekjes

 

13:00 | Vërejtjet përmbyllëse

Përkthimi në serbisht, shqip dhe anglisht do të sigurohet.
Ngjarja organizohet me pjesëmarrjen e familjeve shqiptare dhe serbe të të pagjeturve të luftës, zërat e të cilëve mbeten në qendër të këtij procesi.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd