“RIINTEGRIMI THELBËSOR – SI TË SHMANGET ‘QEVERISJA ZOMBI’ NË VERI TË KOSOVËS”

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e raportit të OJQ Aktiv, i cili analizon sfidat e qeverisjes lokale dhe të sigurisë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Raporti sjell një analizë të detajuar të situatës, me fokus të veçantë në periudhën pas zgjedhjeve lokale.
Përmes shqyrtimit të sfidave ekzistuese, raporti hap një çështje kyçe, situata pas vendosjes së qeverive lokale që, megjithëse funksionojnë në mënyrë formale, në praktikë nuk arrijnë të përgjigjen ndaj nevojave të qytetarëve dhe mbeten thelbësisht joefikase. Kjo analizë trajton çështje me rëndësi për të ardhmen e demokracisë lokale dhe funksionalitetit institucional në rajon, përfshirë:
• nivelin e besimit të qytetarëve në institucionet e vetëqeverisjes lokale, • rolin e shoqërisë civile dhe mekanizmave lokalë të sigurisë në stabilizimin e komuniteteve, • modelet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve dhe komunitetit për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, • perspektivat që hapen në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Qëllimi i raportit është të kontribuojë në dialogun mbi reintegrimin dhe ndërtimin e strukturave lokale të qëndrueshme dhe legjitime që veprojnë në interes të të gjithë qytetarëve.
Raporti është publikuar në kuadër të projektit “Klubi Shoqëror i Mitrovicës: Perspektiva e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, i zbatuar me mbështetjen e UNMIK-ut.
AGJENDA E NGJARJES
11:00 – 11:10 Fjalë mirëseardhjeje dhe shënimet hyrëse 11:10 – 11:30 Prezantimi i gjetjeve kryesore të Raportit 11:30 – 12:30 Diskutim 12:30 – 12:40 Përfundime dhe fjalë përmbyllëse

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd