FTESË
Në kuadër të Javës së Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, në aktivitetin “Java e Integritetit” të organizuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, OJQ Aktiv dhe Qendra për Zhvillimin e Kulturës Demokratike (ACDC) me kënaqësi e njoftojnë publikun për pjesëmarrjen e tyre në programin e këtij viti.
Ju ftojmë të merrni pjesë në panelin tonë të përbashkët me titull “Mediet dhe shoqëria civile kundër korrupsionit – përgjegjësia, besimi dhe interesi publik”, që do të mbahet të enjten, më 11 dhjetor, në orën 13:00, në Hotel Sirius, Prishtinë.
Paneli do të hapë çështje kyçe që lidhen me rolin e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit, me fokus të veçantë në sfidat dhe nevojat e komuniteteve joshumicë.
Pjesëmarrësit e panelit:
• Dushan Radakoviq, drejtor, OJQ ACDC
• Zoran Saviq, menaxher i programit, OJQ Aktiv
• Goran Avramoviq, kryeredaktor, Radio KIM
• Darko Dimitrijeviq, gazetar
Moderatore:
• Ines Aloviq Mihajloviq, ACDC
Me kënaqësi presim pjesëmarrjen tuaj dhe një diskutim konstruktiv për forcimin e integritetit, transparencës dhe interesit publik.