Me kënaqësi të madhe ju ftojmë në prezantimin e publikimit vjetor mbi pozitën e komunitetit
serb në Kosovë, sfidat dhe perspektivat.
Në hulumtimin “Analiza e Trendeve 2024: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”, që e botojmë
për të nëntin vit radhazi, ndjekim ndryshimet në opinionin publik të komunitetit serb në Kosovë,
me fokus kryesor mbi shqetësimet, lirinë e shprehjes, besimin ndaj politikanëve dhe çështje të
tjera me rëndësi thelbësore për këtë komunitet.
Anketa e parë u zhvillua në vitin 2016 në katër komunat në veri të Kosovës, ndërsa nga viti 2019
është shtrirë në të gjitha komunat dhe vendbanimet me shumicë serbe në të gjithë territorin e
Kosovës. Analiza e sivjetme paraqet të dhëna gjithëpërfshirëse dhe një analizë të perceptimeve
të serbëve në Kosovë, duke synuar që të japë një pasqyrë të qartë mbi nevojat dhe prioritetet e
komunitetit serb, si dhe të përcjellë shqetësimet dhe pakënaqësitë kryesore.
AGJENDA
10:45 – 11:00 Mbërritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
11:00 – 11:10 Fjalë hyrëse – Miodrag Milliqeviq, Drejtor Ekzekutiv i OJQ AKTIV
11:10 – 11:30 Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
11:30 – 12:15 Panelistët
o Jovana Radosavleviq – Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativës së Re Shoqërore
o Darko Dimitrijeviq – Kryeredaktor i Radio Gorazhdevcit
Diskutim i hapur dhe komente
Përkthimi në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze do të jetë i siguruar.