14. nëntor. 2022. | 03:58


Përdorimi i tepruar i forcës nga pjestarët e policies



Përmes kësaj komunikate njoftojmë opinionin publik, autoritetet kompetente policore dhe gjyqësore, si dhe institucionet dhe përfaqësuesit vendorë dhe ndërkombëtarë, se sot, të hënën më 14 nëntor, në veri të Kosovës, drejtori ekzekutiv i OJQ AKTIV Miodrag Milliqeviq, iu nënshtruar abuzimit fizik dhe verbal nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në afërsi të vendkalimit në Jarinje, kur drejtori ekzekutiv i OJQ-së, Miodrag Milliqeviq, është ndaluar nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës dhe ndarë nga kolona, ku gjatë marrjes në pyetje nga një pjesëtarë i njësisë në fjalë është goditur në bark.

Njëkohësisht, nga të njëjtit pjesëtarë, Milliqeviqi iu është nënshtruar abuzimeve verbale të cilët i kanë bërtitur dhe kanë kërkuar nga ai që të “mbyll gojën” duke e pyetur “pse nuk posedon dokumente të Kosovës”.

Drejtori ekzekutiv i OJQ Aktiv, gjatë gjithë procedurës, nga ndalimi deri në marrjen në pyetje, ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe nuk ka bërë asgjë për të nxitur reagimin e dhunshëm të policisë.

OJQ Aktiv është tmerruar nga ky incident dhe dënon ashpër sjelljen e dhunshme të pjesëtarëve të Njësisë Speciale.

“Grushti në bark është brutalitet i pastër dhe përdorimi krejtësisht i pajustifikuar i forcës nga Njësia Speciale e Policisë është tregues i përkeqësimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, dhe veprimet e pakontrolluara të pjesëtarëve të policisë kërcënojnë të thellojnë krizën dhe potencialisht të përkeqësojnë gjendjen tashmë të dëmtuar të sigurisë në veri të Kosovës”, bën të ditur OJQ Aktiv.

OJQ Aktiv, e cila merret me avokimin, promovimin e demokracisë dhe dialogut në shoqëri, paralajmëron për një sjellje të papranueshme të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë dhe i bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përkatëse që të nisin një hetim urgjent që do të konfirmonte përgjegjësinë e pjesëtarëve në fjalë dhe në këtë mënyrë të parandalojnë përsëritjen e situatës së ngjashme.

OJQ Aktiv thekson se “kjo është një situatë veçanërisht e rrezikshme para skadimit të afatit të vërejtjeve dhe njoftimit për zbatimin e fazës së dytë të vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndëshkimin e pronarëve të automjeteve me targa të vjetra”, thotë OJQ Aktiv.

Ndaj pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë do të parashtrohet ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe tek të gjitha organet kompetente.