Mirë se vini në NGO Aktiv


Aktivi është themeluar në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Që nga fillimi i punës më 2009 Aktiv ka realizuar me sukses një sërë projektesh dhe është bërë pjesë aktive e shoqërisë civile lokale. Ajo ka bashkëpunuar me një numër të madh të OJQ-ve rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin politik dhe social të Kosovës Veriore. Me një prani të shtuar të komunitetit lokal dhe me një rrjet të zgjeruar të partnerëve, Aktiv ka qenë në gjendje të rrisë fushëveprimin dhe shkallën e projekteve të saj.

Deklarata e misionit


Mission


Aktivi ka për qëllim të mundësojë një involvim kuptimplotë të komunitetit Serb të Kosovës në një të ardhme gjithëpërfshirëse, paqësore dhe me prosperitet në rajon.

Vision


Komunitetet Kosovare prosperuese dhe vibrante me zhvillim të qëndrueshëm bazuar ne respektimin e të drejtave të njeriut të ngritura nga individët dhe institucionet e autorizuara në procedura të hapura, transparente dhe demokratike.

Means


Puna projektuese diverse e cila zbaton ndryshime të drejtpërsëdrejta ose fuqizon individët dhe organizatat e shoqërisë civile locale (OSHC) të veprojnë në këtë mënyrë. Në përputhje me vlerat tona, ne përpiqemi për transparencë të plotë në të gjitha aspektet në raport me integrimin e të drejtave të njeriut dhe interesat ne baza gjinore dhe atë të grupeve të pambrojtura mu në thelbin e procesit të projektimit. Të gjitha fazat e projekteve tona zhvillohen në konsultim me anetarët e bordit tonë, perfituesve, përfituesve dhe të punësuarve, si dhe me OSHC-të për të siguruar që nevojat lokale janë përmbushur dhe në këtë formë ndikimet e projekteve tona do të jenë të qëndrueshme.

Objectives


Objektivi 1 – Sigurimi i kornizës së qëndrueshme për pjesëmarrje qytetare dhe vendimmarrje demokratike institucionale në nivel lokal dhe qendror në Kosovë.
Objektivi 2 – Forcimi i përkushtimit të institucioneve lokale dhe qendrore për parimet e të drejtave të njeriut dhe vendimmarrjes demokratike.
Objektivi 3 – Lehtësimi i progresit të qëndrueshëm në mirëqenien ekonomike të komuniteteve të Kosovës.
Objektivi 4 – Përmirësimi i marrëdhënieve ndër-komunitare në Kosovë.
Objektivi 5 – Ripërtrirja e traditës lokale e angazhimit pozitiv kulturor.