Me kënaqësi të madhe ju ftojmë në konferencën për publikimin e raportit vjetor mbi pozitën e komunitetit serb në Kosovë, sfidat dhe perspektivat.

Në hulumtimin “Analiza e Trendeve 2024: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”, që e botojmë për të nëntin vit radhazi, ndjekim ndryshimet në opinionin publik të komunitetit serb në Kosovë, me fokus kryesor mbi shqetësimet, lirinë e shprehjes, besimin ndaj politikanëve dhe çështje të tjera me rëndësi thelbësore për këtë komunitet.

Anketa e parë u zhvillua në vitin 2016 në katër komunat në veri të Kosovës, ndërsa nga viti 2019 është shtrirë në të gjitha komunat dhe vendbanimet me shumicë serbe në të gjithë territorin e Kosovës. Analiza e sivjetme paraqet të dhëna gjithëpërfshirëse dhe një analizë të perceptimeve të serbëve në Kosovë, duke synuar që të japë një pasqyrë të qartë mbi nevojat dhe prioritetet e komunitetit serb, si dhe të përcjellë shqetësimet dhe pakënaqësitë kryesore.

 

Gjetjet kryesore të hulumtimit

 

AGJENDA

 

11:00 – 11:10 Mbërritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

11:10 – 11:20 Fjalë hyrëse – Miodrag Milliqeviq, Drejtor Ekzekutiv i OJQ AKTIV

11:20 – 12:00 Prezantimi i rezultateve të hulumtimit

12:00 – 12:45 Diskutim i hapur dhe komente

 

Përkthimi në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze do të jetë i siguruar.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd