16. qershor. 2021. | 8:44 | Reports


Serbët e Kosovës në procesin e dialogut



Ky hulumtim synon të plotësojë njërin nga aspektet e temave kërkimore në kuadër të projektit OPEN, i cili ka për qëllim të masë se sa është i hapur komuniteti serb të Kosovës. Hulumtimi do të përqendrohet në dimensione të ndryshme të dialogut, d.m.th. në procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, me theks të veçantë në ndikimin dhe pasojat praktike që pati në këtë komunitet jo-shumicë. Më saktësisht, ky hulumtim do të përpiqet të identifikojë avantazhet dhe disavantazhet e vetë procesit nga perspektiva e komunitetit serb, dhe në dritën e marrëdhënieve bashkëkohore politike, ekonomike, kulturore dhe ndëretnike në Kosovë, si dhe dialogut midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës.

Autorët: Igor Markoviq dhe Boban Simiq

Ky botim u realizua në kuadër të projektit OPEN të implementuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) në bashkëpunim me organizatat OJQ AKTIV dhe FDMC. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e KFOS.

Serbët e Kosovës në procesin e dialogut