5. shkurt. 2019. | 9:38 | Other Documents


Informator mbi shërbimet për zhvillimin e biznesit privat



Informatori merret me mangësitë në qasjen në informatat e nevojshme për elementet vitale të afarizmit të ndërmarrjeve private dhe i është përshtatur degëve mbizotëruese të industrisë në të cilat zhvillohet sektori privat, siç janë bujqësia, industria ushqimore, përpunimi i drurit, hoteleria dhe shërbimet e tjera. Gjithashtu, Informatori në mënyrë të përgjithshme analizon nevojat e ndërmarrjeve private, duke përfshirë qasjen në kapital, disponueshmërinë e shërbimeve për mbështetjen e ndërmarrjeve në nivel lokal, qasjen në informacione, krijimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe elementeve të tjera për zhvillimin e biznesit. Për këtë arsye Informatori është ndarë në tri njësi themelore:

  • Procedurat dhe kushtet për standardizim dhe licencim
  • Detyrimet tatimore dhe mbrojtja ligjore
  • Ndërtimi i kapaciteteve profesionale dhe rrjetëzimi

Projektin në kuadër të cilit është hartuar ky Informator e ka mbështetur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe është pjesë e përpjekjeve më të gjera të SHBA-ve për ofrimin e mbështetjes për rritjen strukturore të sektorit privat në veri të Kosovës. Qëllimi i Projektit ka qenë të merret me problemet e identifikuara gjatë vlerësimeve të nxjerra me rastin e implementimit të Programit të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (USAID/AKT-LS) në periudhën 2014-2018 dhe paraqet përmirësimin e rezultateve të arritura në këtë projekt.

Informator mbi shërbimet për zhvillimin e biznesit privat