22. qershor. 2021. | 10:07 | Reports


TË DREJTAT E KOMUNITETEVE NË KOSOVË



Qëllimi kryesor i këtij studimi është të shqyrtojë pikëpamjet e pjesëtarëve të komunitetit serb të Kosovës në lidhje me marrëdhëniet e tyre me strukturat institucionale dhe të qeverisë së Kosovës dhe të përcaktojë shkallën në të cilën ato struktura janë të gatshme të njohin dhe mbrojnë në mënyrë adekuate të drejtat e tyre ligjore dhe kushtetuese. Studimi shqyrton perceptimet rreth pozitës së tyre aktuale brenda Kosovës dhe shkallën në të cilën ata mendojnë se interesat e komunitetit të tyre/interesat e tyre kolektivë përfaqësohen në mënyrë adekuate në nivelin politik. Si përfundim i përgjithshëm, ky studim do të kërkojë të përcaktojë shkallën në të cilën sistemet aktuale institucionale dhe politike janë të gatshme të integrojnë dhe pranojnë serbet e Kosovës dhe nëse serbët e Kosovës janë të gatshëm të marrin pjesë në atë sistem.

Autorët: Caleb Wau, Darko Dimitrijeviq

Ky botim u realizua në kuadër të projektit OPEN të implementuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) në bashkëpunim me organizatat OJQ AKTIV dhe CPMZ. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e KFOS.

Të drejtat e komuniteteve në Kosovë