27. mars. 2019. | 9:58 | Other Documents


Fletushkë informative për te drejtat themelore gjuhësore ne Kosovë



T’i mësojmë sot të drejtat tona që nesër të kuptohemi më mirë!

OJQ AKTIV, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët, ka publikuar një broshurë për të drejtën e përdorimit të gjuhës në Kosovë me qëllim të ofrimit të informatave të qarta dhe koncize tek qytetarët për të drejtat e tyre themelore të gjuhës, si dhe mbi mekanizmat për mbrojtjen e tyre. Kjo broshurë është pjesë e fushatës së informimit publik për të drejtën e përdorimit të gjuhës që është duke u zhvilluar në kuadër të projektit "Krijimi i një Kosove dygjuhësore", e cila financohet nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e OJQ-së AKTIV dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimin e Ambasadës të Mbretërisë së Norvegjisë.

Më shumë informacion këtu.