28. korrik. 2021. | 3:38 | Reports


Vlerësimi i statusit të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë



Vitin që shkoi u shënua një sërë ndryshimesh që patën ndikim të ndjeshëm në drejtimin dhe natyrën e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve jo-shumicë dhe pushtetit qendror. Pandemia e COVID-19 ndryshoi në mënyrë rrënjësore peizazhin global politik, shoqëror dhe ekonomik, ndërkohë që rëndoi jashtëzakonisht burimet financiare e materiale dhe sprovoi aftësinë e qeverive për t’u ofruar shërbime zgjedhësve të vet. Mbi të gjitha, ajo shërbeu si një provë indikative lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe aftësinë e institucioneve për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mekanizmat e garantuar me kushtetutë për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Në Kosovë, efektet e situatës së jashtëzakonshme në vazhdim e sipër në fushën e shëndetit publik treguan cenueshmërinë relative të komuniteteve jo-shumicë, si dhe mosrespektimin e vazhdueshëm të të drejtave të tyre në praktikën e përditshme qeveritare dhe në veprimet institucionale. Duke e pasur parasysh këtë, Vlerësimi i statusit të të drejtave të jo-shumicës në Kosovë, merr përmasa të ngutshme dhe rëndësi plotësuese, në orvatjen për të zbardhur më tej sfidat me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë, si gjatë vitit që shkoi (2020), ashtu edhe në periudhën afatgjatë.

Autorët: Caleb Waugh dhe Igor Markoviq

Ky botim është mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e këtij institucioni.

Vlerësimi i statusit të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë