1. shkurt. 2021. | 10:59 | Reports


Raporti vjetor mbi gjendjen e të drejtave gjuhësore në Kosovë: Të drejtat gjuhësore në kohë pandemie



Raporti vjetor përfshin periudhën nga 13 marsi, kur epidemia u shpall zyrtarisht në Kosovë, deri më 15 tetor 2020. Qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë dështimet e institucioneve qendrore në lidhje me respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve gjatë kësaj periudhe. Fokusi i raportit është respektimi i dygjuhësisë zyrtare dhe përdorimi i barabartë i gjuhës serbe, si gjuhë zyrtare më pak e përfaqësuar. Në këtë drejtim, raporti do të kërkoj të paraqet pasojat e dëmshme të shkaktuara nga mungesa e informacionit në gjuhën serbe në mirëqenien e pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë në Kosovë që përdorin gjuhën serbe në komunikim me institucione.