28. nëntor. 2016. | 7:14


Politikat e sigurisë dhe proceset e vendim-marrjës


Status: Finished

Partnerët dhe përkrahësit: Bashkimi Europian, përfaqësuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, FIQ, Saferworld.

Synimet:

Krijimi i aftësive të organizatave të shoqërisë civile në fushën e kërkimeve, komunikimit dhe avokimit në mënyrë që ato të mund të ndikojnë në politikat dhe vendimet e autoriteteve përkatëse të sigurisë në të gjitha nivelet, dhe të kontribojnë për krijimin e një shoqërie më të sigurt, demokratike dhe prosperuese përmes pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në politikë dhe vendim-marrje në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Përshkrimi:

Projekti fokusohet në krijimin e aftësive të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në  pesëmbëdhjetë komuna të Kosovës (duke përfshirë veriun, i cili përfaqëson përbërje të ndryshme gjeografike dhe etnike). Ideja është t'i pajisim ata me aftësi për të ndërmarrë kërkime me cilësi të lartë dhe në mënyrë efektive, lidhur me çështje të rëndësishme për sigurinë e kumunitetit ku ato veprojnë. Besohet se ndikimi në politikat e sigurisë është mënyrë e rëndësishme për t'iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve lidhur me paqen, sigurinë dhe çështjet e konfliktit, dhe për të kontribuar për një shoqëri më të sigurtë, demokratike dhe të begatë në përgjithësi. Përveç aktiviteteve të ndërtimit të kapaciteteve, qëllimi i projektit është edhe për të siguruar hapësirë ​​dhe mjete për bashkëpunim ndërmjet OSHC-ve pjesëmarrëse, ku ato mund të ndajnë përvojat dhe praktikat më të mira, dhe ndoshta të identifikojnë mundësitë e përbashkëta të avokimit. Organizatat duhet të jenë në kontakt me autoritetet lokale dhe kombëtare për çështjet që lidhen me sigurinë, në mënyrë që ato të mund të përmbushin rolin e tyre të avokimit për llogaridhënie më të madhe të institucioneve përgjegjëse, si dhe politikave gjithëpërfshirëse të sigurisë dhe për vendime.

Rezultatet:

 • Forcimi i kapaciteteve dhe ndërveprimeve të  15 OSHC-ve, nga të cilat të paktën 3 nga veriu.

 • OSHC-e dhe komunitete te pajisura më mirë në të paktën 15 komuna, duke përfshirë edhe  veriun e Kosovës, për të ndikuar në politikat e sigurisë, vendimet e autoriteteve lokale dhe kombëtare, dhe në EULEX.

• 3 përmbledhje të botuara të politikave: të shënjestruara, politika e orientuar me rekomandime praktike (tema specifike të zgjedhura në bazë të rezultateve të takimeve të dialogut me komunitete, në konsultime me OShC-të lokale, ku i pari titullohet  "Një qasje bashkëpunuese kunder apatisë")

• Prodhimi hulumtimeve të papublikuara, duke përfshirë raportet dhe përfundimet nga takimet e dialogut në komunitet, seminaret, trajnimet, tryezat e rrumbullakëta dhe konferencat.