14. shtator. 2021. | 11:11


Manifesta 14 Prishtinë 2022


Status: Ongoing

 

 

 

 

 

 

 

OJQ AKTIV me kënaqësi ju njofton për pjesëmarrje në projektin Manifesta 14 Prishtinë – Projekti Ballkani Perëndimor: Bashkëndërtim i Hapësirës së Përbashkët dhe Formimi i Formacioneve të Solidaritetit në Ballkanin Perëndimor të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Si partner në projekt, ne do të sigurojmë pjesëmarrjen aktive të komunitetit serb të Kosovës dhe do të kontribuojmë në zhvillimin e punëtorive në formën e konsultimeve me qytetarët dhe komunitetet e tjera në Prishtinë. Këto punëtori do të fokusohen në mënyrën sesi kultura kuptohet dhe praktikohet nga komunitete të ndryshme artistike dhe qytetare.

Fondacioni Ndërkombëtar Manifesta, iniciatori i bienalës së vetme të artit nomad  dhe iniciator i Manifesta 14 – Projekti Ballkani Perëndimor, po bashkëpunon me Qytetin e Prishtinës për të organizuar Manifesta 14, të planifikuar të zhvillohet nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022.

Organizuar me rastin e bienales, Manifesta 14 ka ngritur projektin Manifesta 14 Ballkani Perëndimor i cili synon të zgjerojë shtrirjen dhe kohëzgjatjen e bienalës nomade Evropiane duke zhvilluar një platformë bashkëpunimi ndër-rajonal duke përfshirë një seri të gjerë të aktiviteteve kulturore dhe qytetare në të gjithë rajonin. Projekti gjithashtu synon të lëvizë kufijtë e infrastrukturave dhe rrjeteve të izoluara kulturore në Ballkanin Perëndimor.

Duke lidhur arkitekturën, planifikimin urban, të drejtat e njeriut, artin dhe kulturën, projekti Manifesta 14 Ballkani Perëndimor synon zhvillimin e një sërë aktivitetesh në vitin 2021 dhe 2022, duke filluar nga kërkimet e thelluara kulturore, bisedimet me ekspertët dhe konferencat deri tek ekspozitat dhe ngjarjet në të gjithë rajonin.

Rrjeti partner i projektit Manifesta 14 Ballkani Perëndimor promovon një politikë të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit ndërkufitar në të cilën mund të zhvillohen njohuritë dhe ekspertizat vendore.

Aktivitetet në procesin e zhvillimit do të jenë rezultat i bashkëpunimeve të ngushta midis Fondacionit Ndërkombëtar Manifesta, Holandës dhe nëntë partnerëve nga Ballkani Perëndimor: Qendra e hulumtimit post-konflikt Sarajevë (PCRC); RRITU (Termokiss) Prishtinë; Muzeu i Artit Bashkëkohor (MOCA) Shkup; Qendra Harabel Tiranë; Instituti APPS Podgorica; OJQ Aktiv Kosova; Meydan D.O.O. (Hestia) Beograd; Fondacioni i Arkitekturës së Kosovës (KAF); Instituti i Artit Bashkëkohor Sofje (ICA); Instituti Evropian Rom për Arte dhe Kulturë (ERIAC) Berlin.

Projekti Manifesta 14 i Ballkanit Perëndimor është projekt i Creative Europe Western Balkan i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Lajm i projektit