28. nëntor. 2016. | 6:11


/


Status: Finished

Partnerët dhe mbeshtetësit: Qeveria e Finlandës, OJQ "Të drejtat e grave" nga Mitrovica dhe organizata që merren me të drejtat e grave.

Synimet:

Nxitja e barazisë gjinore në veri të Kosovës, duke rritur numrin e grave dhe grupeve të tjera sociale që kanë njohuri për nocionin, format dhe mekanizmat tjerë mbrojtës kundër dhunës në familje.

Strategjitë:

Krijimi i informacionit të plotë publik dhe rritja e informimit për format e mbrojtjes kundër dhunës në familje, e cila është e garantuar nga konventat dhe rregulloret e Kosovës (kushtetutës ndërkombëtare, legjislacionit kundër dhunës në familje, e drejta familjare, e drejta penale, ligji për barazinë gjinore, ligji kundër diskriminimit, ligji për ndihmë juridike pa pagesë).

• Rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me problemin e dhunës kundër grave dhe ngritja e ketij problemi në listën e prioriteteve të komunitetit.

• Mundësimi i lidhjës dhe rrjetizimit midis të gjithë pjesëmarrësve të komunitetit lokal.

Përshkrimi:

Projekti synon të mbështesë një axhendë për barazi gjinore në veri të Kosovës. Ideja është të njoftohet komuniteti dhe viktimat me informacione që lidhen me dhunën në familje, përfshirë  këtu edhe manifestimet e ndryshme të dhunës dhe mekanizmat e mbrojtjes kundër saj.

Rezultatet:

  • Grupet e fokusit - të mbajtura në të gjitha komunat e veriut të Kosovës, ku morën pjesë një numër prej rreth 90 grave lokale në 9 seminare dhe 9 tryeza të rrumbullakëta.

• Më shumë se 20 takime me zbatuesit e ligjit lokal, agjencitë përgjegjese për mbrojtjën e të drejtave të njeriut, palë të tjera të interesuara (policia, spitalet, qendra për punë sociale etj), si dhe autoritetet lokale të komunës dhe autoritetet përkatëse qendrore.

• Një studim  për dhunën në familje të rreth 130 grave lokale , i pari i këtij lloji që do të kryhet në veri të Kosovës.

• Një raport i detajuar dhe analizat e rezultateve të anketës, gjithashtu  i pari i këtij lloji që do të prodhohet në veri të Kosovës.

• Një raport i detajuar mbi gjendjen e punëve në veri të Kosovës,  në lidhje me dhunën në familje, i fokusuar në punën e institucioneve lokale, statusin ligjor të viktimave dhe gjithashtu duke përfshirë një sërë rekomandimesh të politikave.

• Konferencë publike: prezantimi i rezultateve, gjetjet dhe rekomandimet për një audiencë më të gjerë

• Prodhimi i broshurës: "Mos e largo shikimin - Dhuna ndaj grave"

•Prodhimi i broshurës: "Dhuna në familje - si t’i lexojmë argumentet" dhe podhimi i fletushkave informative

• Fushata promovuese që e shënon datën 25 nëntor si ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe prodhimi i dokumentarit.