10. dhjetor. 2016. | 3:20


Të Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhja Lokale (AKT - LS)


Status: Finished

Partnerët dhe Mbështetësit: USAID, Fondi për Zhvillim Komunitar në Kosovë - CDF, Lehtësimi dhe Zhvillimi i Kosovës - KRD, Qendra për paqe dhe tolerancë - CPT

Përshkrimi i projektit

 Të Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhja Lokale (AKT - LS) është një program i financuar nga USAID i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar në Kosovë - CDF dhe partnerët e saj AKTIV, KRD dhe CPT. Qëllimi i programit është të nxisë komunikimin pozitiv dhe konstruktiv ndëretnik të fokusuar në problemet, nevojat, dhe zgjidhjet e përbashkëta. Të Avancojmë Kosovën së Bashku Zgjidhja Lokale do të fokusohet në mundësitë e ofruara njerëzve që të mendojnë, flasin dhe të angazhohen me anëtarët e komuniteteve tjera. Kjo përfshinë mundësinë e integrimit më të mirë të tregjeve të komuniteteve jo-shumicë dhe shumicë, duke përfshirë zinxhirët e përmirësuara të vlerës në përgjithësi për të nxitur një qëndrueshmëri afatgjate ekonomike të bizneseve dhe rritjen e përgjegjshmërisë së administratave lokale për nevojat e shërbimit të komuniteteve jo-shumicë.

Target Komunat

Programi Avancojmë Kosovën së bashku - Zgjedhja lokale është paraparë për zbatimin e aktiviteteve dhe perzgjedhjen objektive të komuniteteve përfituese në 16 komunat partnere të Kosovës, përfshirë edhe komunat në veri të Kosovës.