1. prill. 2019. | 1:53
Intelekti dhe gjuha janë përparësitë më të rëndësishme të racës njerëzore. Gjuha është mjeti më i përsosur i komunikimit dhe të kuptuarit. Nga komunikimi ndërkulturor para së gjithash varet aftësia formale dhe mundësia praktike e njerëzve për të shprehur mendimet, ndjenjat, dëshirat, pikëpamjet dhe aspiratat e tyre. Pa gjuhë, jeta shpirtërore dhe procesi i të menduarit do të ishin të paimagjinueshme. Fillimisht gjuha, e pastaj fjala e shkruar, u krijuan dhe zhvilluan vazhdimisht komunikimin kulturor. Në procesin e globalizimit të përditshëm, gjuha është promovues i avancimit interkulturor, ndërkulturor dhe transkulturor i njerëzimit gjithandej ku formalisht dhe praktikisht respektohen liria e fjalës dhe të shkruarit. Kufijtë e diversitetit midis kombeve dhe vendeve janë duke u përafruar ose fshirë. Liria e lëvizjes ndjek nevojën për lirinë e fjalës dhe të shkruarit. Prandaj, është i domosdoshëm mësimi i gjuhës joamtare ose të huaj, sepse gjuha ndikon edhe në zhvillimin dhe shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave. Bartë ide dhe pikëpamje të vjetra të botës, si dhe krijon të reja.