26. nëntor. 2019. | 09:47
Si pjesë e projektit Qytetarë aktivë, të implementuar nga organizata joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, me mbështetjen e Olof Palme Center, u mbajt një Divan i Përgjegjësisë në Novobërdë të enjten më 14 nëntor 2019. Divani i Përgjegjësisë është concept i Aktiv-it, qëllimi i të cilit është të bashkojë qytetarët e interesuar dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale në një vend, në një atmosferë joformale, në mënyrë që të zhvillohet një debat konstruktiv për tema të ndryshme me rëndësi për popullsinë lokale.