10. dhjetor. 2019. | 10:04
Qendra për Rehabilitimin Bazik është një vend ku anëtarët më të rrezikuar të shoqërisë kanë gjetur mbështetje dhe siguri tash e njëmbëdhjetë vjet. Në të kaluarën, donatori kryesor financiar i Qendrës ishte organizata ndërkombëtare Save the Children. Ata kanë punuar me kapacitet të plotë. Përveç menaxherëve, edukatorëve, terapistëve fizikë dhe shoferëve, Qendra punëson edhe terapistë të të folurit, psikologë, punonjës socialë … Sidoqoftë, që nga viti i kaluar, nuk ka pasur asnjë mbështetje financiare. Kjo gjendje e re ka bërë që kjo Qendër të funksionojë me një kapacitet të zvogëluar. Në Qendër kanë mbetur vetëm katër punonjës – një menaxher, edukator, terapist fizik dhe shoferë, puna e të cilave bazohet vetëm në baza vullnetare.