8. tetor. 2018. | 12:59


Thirrje e hapur për (2) këshillëtarë ligjorë në OJQ-në AKTIV



THIRRJE E HAPUR PËR (2) KËSHILLËTARË LIGJORË NË OJQ-në AKTIV

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të Zyrës së Komisionerit për gjuhët (ZKGJ), në mbrojtjen e përdorimit të të gjitha gjuhëve zyrtare të Kosovës, projekti do të mbështesë sektorin Ligjor dhe të Përputhshmërisë së ZKGJ-së për të rishikuar përputhshmërinë e projektligjeve të reja dhe të hartojë legjislacionin plotësues me Ligjin mbi përdorimin e gjuhës, si dhe sektorin e ankesave për të procesuar ankesat e dorëzuara në ZKGJ nga individët dhe institucionet. Kjo do të arrihet përmes rekrutimit të dy (2) Këshilltarëve Ligjorë, të cilët gjithashtu do të ndihmojnë ZKGJ-në dhe OJQ-në AKTIV për çështjet ligjore që kanë të bëjnë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në të gjitha aktivitetet e projektit.

Për këtë qëllim, AKTIV do të rekrutojë dy këshilltarë ligjorë, për të ofruar mbështetje dhe këshilla për ZKGJ-në dhe ekipin që implementon projektin për një periudhë prej rreth 24 muajsh.

Detyrat

Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Menaxherit të Projektit, këshilltari ligjor:

  • Ndihmon ekipin e hulumtimit dhe të implementimit të projektit në çështjet ligjore që lidhen me hulumtimet në baza ligjore dhe normative për përdorimin e gjuhëve në Kosovë;
  • Organizon dhe zhvillon takime me personat përgjegjës komunal që merren me çështjet e gjuhëve;
  • Ofron këshilla ligjore dhe asistencë për ZKGJ-në, për të zbatuar një strategji efektive për trajtimin e ankesave dhe hartimin e ligjit;
  • Ofron këshilla ligjore për mangësitë e legjislacionit të propozuar dhe të publikuar në platformën online për konsultime publike;
  • Harton dhe propozon dërgesat e LC-së për procesin e konsultimeve paraprake dhe konsultimeve publike;
  • Identifikon hendegjet ligjore të ankesave nga ZKGJ-ja dhe propozon masa të menjëhershme për korrigjim;
  • Ofron këshilla ligjore për hartimin e rekomandimeve të paraqitura nga ZKGJ-ja tek institucionet publike;
  • Trajnon/rrit kapacitetetet e stafit të ZKGJ-së në identifikimin dhe përpilimin e çështjeve  ligjore /justifikon shkeljet e të drejtave gjuhësore;
  • Ndihmon ekipin e projektit në prodhimin e raporteve vjetore monitoruese.

Vendodhja

Një këshilltar ligjor do të jetë në zyrat e OJQ-së Aktiv dhe Zyrës së Komisionerit për gjuhët  në Prishtinë dhe një tjetër në Mitrovicën e Veriut.

 

 

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Juridik (e detyrueshme); Diploma post-diplomatike që lidhet me të drejtat e njeriut dhe njohuritë e kësaj fushe është aset;
  • Të paktën tri vjet përvojë pune në fushën e hartimit të çështjeve ligjore, duke përfshirë  punën në fushën e sundimit të ligjit, punën në institucionet për të drejtat e njeriut, hulumtime dhe shkrim të raporteve;
  • Aftësi të mira për të punuar sipas një metodologjie të caktuar;
  • Aftësi të mira për IT dhe përvojë  në menaxhimin e të dhënave;
  • Njohja e rrjedhshme gjuhës serbe është e detyrueshme.

Kualifikimet shtesë:

  • Kontakte të gjera të punës me institucione lokale në Kosovë sa i përket fushës së gjuhës;
  • Aftësi të mira në IT dhe përvojë në menaxhimin e të dhënave;
  • Njohuri themelore mbi mënyrën e integrimit të gjinisë në punën e përditshme dhe demonstrimin e ndjeshmërisë gjinore në marrëdhëniet ndër personale;
  • Aftësi të mira organizative dhe administrative;
  • Kërkohet të dijë gjuhën serbe rrjedhshëm;
  • Njohuritë e shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze janë aset.

Paga dhe Kontrata:

Paga mujore është  850 euro bruto me periudhë provuese prej tre muajsh e që çon në kontratë dyvjeçare.

Modaliteti i Rekrutimit:

Konsulentët vendorë do të rekrutohen përmes shpalljes. Kjo ToR do të shërbejë si bazë për njoftimin e konkursit.

Si të aplikoni?

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një Letër motivuese në office@ngoaktiv.org

Afati i fundit:

Aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se në ora 23:00, më datë 22 tetor 2018.