17. dhjetor. 2021. | 09:02


Analiza e Trendit 2021: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë - Beograd conferenca



Më 16 dhjetor, në një konference ne Beograd, OJQ Aktiv prezantoi rezultatet e hulumtimit “Analiza e Trendit 2021: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë”, i cili sjell trendet kryesore sociale, ekonomike dhe politike lidhur me situaten ne shoqëri në të cilën Serbët jetojnë në Kosovë.

Gjatë prezantimit të kësaj analize u theksuan rezultatet, të cilat tregojnë se shumica e serbëve mendon se situate e sigurisë nuk është e mirë, largimi i të rinjve nga Kosova vazhdon, është rritur mosbesimi në institucionet e Kosovës, ndërsa distanca etnike është ende prezente.

Pas prezantimit të rezultateve të hulumtimit, u mbajt një panel diskutimi në të cilin të dhënat nga “Analizës së Trendit” u vlerësuan si alarmante, veçanërisht fakti që pothuajse 90% e të anketuarve besojnë se situata për serbët në Kosovë nuk po shkon në drejtimin e duhur.

Drejtori ekzekutiv i OJQ-së Aktiv, Miodrag Milliceviq, duke prezantuar raportin para opinionit publik në Serbi, tha se rezultatet kanë treguar se serbët në Kosovë janë në një rreth vicioz, sepse të dhënat po përsëriten me vite.

“Deri më tani nuk kemi parë një përgjigje adekuate nga institucione, që disa nga këto probleme do të zgjidhen” tha ai.

Sipas Milliceviq, stabilizimi i komunitetit serb është ende larg dhe duhet të jetë një lloj alarmi për Beogradin, Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar.

“Kjo është një ftesë për autoritetet që t'i konsiderojnë këto të dhëna si shumë të rëndësishme, si një impuls i komunitetit serb që pret ndihmë, e cila mund të çojë në një stabilizim të situates”, tha Milliceviq.

Panelistët, duke iu referuar hulumtimit, vlerësuan se ende nuk ka stabilizim të komunitetit serb, dhe se situata nuk po shkon në drejtimin e duhur.

Gazetarja nga Beogradi Jellena Petkoviq deklaroi se duhet pasur parasysh se rezultatet e tilla reflektojnë ngjarjet që kan ndodhur në vitin e fundit.

“Dallimi në krahasim me disa vite paraprake është qëndrimi i autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetit serb. Nuk ka ndryshuar dukshëm në disa segmente, mirepo në disa po, dhe shihet se kjo qeveri komunikon me serbët me anë të frikësimit, gjë që reflektohet në këto rezultate”, tha Petkoviq.

Gazetari Millivoje Mihajlloviq tha se rezultatet e anketës, ku pothuajse 90 për qind e të anketuarve besojnë se situata nuk po shkon në drejtimin e duhur, 50 për qind e serbëve nuk e shohin veten në Kosovë, dhe më shumë se 70 për qind e serbëve nuk ndihen të lirë, tregojnë pse serbët nuk kanë shpresë.

“Beogradi nuk i kupton sa duhet qëndrimet e serbëve të Kosovës. Dikush nga Beogradi, Prishtina dhe Bruksel duhet të studiojë mirë këtë sondazh”, tha Mihajlloviq.

Gjatë prezantimit të qëndrimeve të komunitetit serb në Kosovë, u theksua se trendet flasin për pesimizmin në rritje të komunitetit serb ndaj situatës në Kosovë, ndersa nuk ka përgjigje institucionale ndaj qëndrimeve dhe frikës së serbëve.