1. mars. 2021. | 02:23


Trajnim „Bazat e shkrimit të një projekt propozimi“ Prizren, 26-28 shkurt, projekti Përforcimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë (ALVED)



I pari në një seri trajnimesh për organizatat e shoqërisë civile nga komunat e Gjilanit, Lipjanit, Shtërpcës, Pejës, Leposaviqit u mbajt në kuadër të projektit ALVED.

Pjesëmarrësit nga komunat e përmendura patën mundësinë të marrin pjesë në trajnimin " Bazat e shkrimit të një projekt propozimi " (26-28 shkurt) në Prizren.

Trajnimi përfshiu bazat e planifikimit të projektit, buxhetimit dhe vlerësimit dhe u mbajt në dy gjuhë, në gjuhën serbe  dhe ate shqipe.

Ky aktivitet po bëhet në kuadër të projektit "Fuqizimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë" (ALVED). I financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, projekti zbatohet nga Peaceful Change initiative dhe People in Need në partneritet të ngushtë me Gradjanske Inicijative PEN - Peer Educators Network dhe Ngo Aktiv.