8. shkurt. 2021. | 12:32


Problemet me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë u përkeqësuan edhe më tej gjatë pandemisë



Kriza pandemike nuk ka krijuar edhe shumë sfida të reja në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve jo-shumicë dhe institucioneve qendrore në Kosovë, por vetëm ka nxjerrë në pah dhe thelluar problemet ekzistuese. Ky është përfundimi kryesor i Zoom Konferencës "Komunitetet jo-shumicë në Kosovë gjatë krizës pandemike" të organizuar nga OJQ AKTIV më 4 shkurt 2021.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konferenca u mbajt me qëllim të rishikimit të pozitës së serbëve dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë në Kosovë gjatë krizës pandemike të vitit 2020. Ajo mblodhi 40 përfaqësues të institucioneve qendrore, organizatave ndërkombëtare, ambasadave, mediave dhe shoqërisë civile. Si bazë për diskutim shërbyen hulumtimet Mësimet e fituara: trajtimi i komuniteteve jo-shumicë në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19 dhe Raporti vjetor mbi gjendjen e të drejtave gjuhësore në Kosovë: Të drejtat gjuhësore në kohë pandemie, të publikuara nga OJQ AKTIV.

Konferencën e hapi znj. Xheni Stenberij-Sorvold, Shefe e Misionit të Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë ndërsa z. Miodrag Milliqeviq, Drejtor ekzekutiv i OJQ AKTIV, iu drejtua pjesëmarrësve në pjesën hyrëse. z. Kaleb Vau, Shef i zyrës së politikave publike të OJQ AKTIV dhe z. Ognjen Gogiq, menaxher i projektit "Krijimi i një Kosove dygjuhëshe" prezantuan hulumtimet. Konferenca u moderua nga znj. Katarina Llaziq nga shërbimi për shtyp i OJQ AKTIV.

Në fillim të konferencës, z. Miodrag Milliqeviq  iu drejtua pjesëmarrësve dhe theksoi se pandemia zbuloi më tej dobësitë ekzistuese të institucioneve qendrore të cilat rezultuan në trajtim të pabarabartë të komuniteteve në Kosovë. Ai theksoi se OJQ AKTIV në disa raste gjatë vitit të kaluar iu drejtua institucioneve, duke ua potencuar zbatimin jo konsistent të ligjit, veçanërisht Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Rezultatet e hulumtimit Mësimet e fituara u prezantuan më pas nga z. Kaleb Vau. Ai theksoi se komunikimi i dobët i institucioneve qendrore të Kosovës me komunitetet jo-shumicë në fakt është një dështim për të siguruar qasje të barabartë në informacion, gjë që çoi në përhapjen e thashethemeve dhe keqinformimit. Ai shpjegoi se dështimi i institucioneve për të siguruar përkthimin në gjuhën serbe të udhëzimeve zyrtare, rregulloreve dhe formave të tjera të komunikimit dhe informacionit për publikun kishte një efekt destruktiv në shëndetin publik dhe në të njëjtën kohë kufizoi qasjen e serbëve të Kosovës në procesin e aplikimit për ndihmë ekonomike.

Në prezantimin e tij, z. Vau gjithashtu vuri në pah situatën e përkeqësuar të sigurisë në shumë komunitete serbe në Kosovë me rritjen e numrit dhe intensitetit të incidenteve potencialisht etnikisht të motivuara dhe të dhunshme. Ndjenja se krimi dhe delikuenca janë në rritje, megjithatë, është e përhapur për vite me rrallë. Një ndjenjë e tillë shoqërohet me një ndjenjë të pafuqisë dhe besimit të dobët në institucione sepse hetimet zhvillohen ngadalë dhe parimi i mosndëshkimit të autorëve të incidenteve të tilla është i zakonshëm.

Ai gjithashtu potencoi faktin se mbyllja e menjëhershme e vendkalimeve administrative në fillim të pandemisë ndikoi ndjeshëm në ndërprerjen e lidhjeve midis serbëve të Kosovës dhe Serbisë, dhe në këtë mënyrë, bllokoi qasjen e tyre në shërbimet shëndetësore.

Mbi neglizhencën e institucioneve qendrore në përdorimin e gjuhës serbe gjatë pandemisë dhe rezultateve kryesore të Raportit vjetoi foli z. Ognjen Gogiq. Ai theksoi se mungesa e informacionit në gjuhën serbe për pjesëtarët serbë dhe komunitetet tjera jo-shumicë në Kosovë kufizon qasjen në shërbime dhe rrezikon ushtrimin e të drejtave të tjera. Së pari, mungesa e përkthimit rriti rrezikun për shëndetin publik sepse banorët e Kosovës që flasin gjuhën serbe nuk ishin në gjendje të informoheshin në mënyrë adekuate për situatën e përgjithshme epidemiologjike. Pastaj, mungesa e përkthimit të masave që përfshinin kufizime në lëvizje i vuri qytetarët në rrezik të gjobiten për mosrespektim. Së fundmi, mungesa e një përkthimi adekuat në gjuhën serbe e bëri të vështirë për qytetarët që të kenë qasje në masat e ndihmës ekonomike për tejkalimin e pasojave materiale të epidemisë.

Si shembuj të pretendimeve të tij, z. Gogiq ceku kanalet për komunikim me qytetarët të përdorura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ministria e Shëndetësisë për muaj të tërë nuk e ka përditësuar versionin serb të ueb faqes së saj, dhe faqja COVID-19 e lëshuar nga kjo ministri nuk ishte pothuajse kurrë në dispozicion në gjuhën serbe. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kishte fare një version të ueb faqes së tij në gjuhën serbe.

Z. Gogic veçanërisht vuri në dukje situatën e vështirë në të cilën gjendeshin gazetarët serbë në Kosovë. Pothuajse të gjitha njoftimet për shtyp të institucioneve të sipërpërmendura ishin ekskluzivisht në gjuhën shqipe dhe pa përkthim në gjuhën serbe. Në mënyrë që të informonin lexuesit e tyre për situatën aktuale në kohën e duhur, mediat në gjuhën serbe u detyruan të investojnë burimet e tyre për të kompensuar dështimet e institucioneve për të siguruar përkthime zyrtare.

Në dritën e këtyre rezultateve, z. Gogiq arriti në përfundim se pandemia gjithashtu tregoi se, për fat të keq, nuk ka asnjë mekanizëm efektiv që do të siguronte zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit "Krijimi i një Kosove dygjuhëshe" i cili implementohet nga OJQ AKTIV në mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë.