24. janar. 2022. | 04:19


OJQ Aktiv njofton fillimin e dy projekteve të reja



OJQ Aktiv njofton fillimin e dy projekteve të reja - Qendër Burimore dhe Minitorimin e Mediave

Qendër Burimore

OJQ AKTIV ka kënaqësinë t'ju prezantojë fillimin e një projekti të ri, të mbështetur nga EULEX-i, përmes të cilit do të themelohet krijohet Qendra Burimore në Gorazhdevc, dhe do t'i shërbejë komuniteteve në Kosovën perëndimore në koordinim dhe bashkëpunim me aktorët vendorë. Stafi i OJQ AKTIV dhe koordinatorët lokalë do të punojnë në terren për të identifikuar problemet me të cilat përballen banorët lokal. Qendra do t'u mundësojë OJQ-ve të identifikojnë dhe të reagojnë ndaj problemeve dhe të ndihmojnë banorët, t'i vënë qytetarët në kontakt me shërbimet e ndihmës juridike, ofruesit e mirëqenies sociale dhe organizatat që merren me ofrimin e ndihmës humanitare. Gjithashtu përmes projektit OJQ mund të thellojnë bashkëpunimin e tyre me sektorin publik, duke rritur në të njëjtën kohë nivelin e njohurive institucionale dhe llogaridhënies ndaj komuniteteve të pashërbyera.

Monitorimi i Medias

Mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), AKTIV do të fillojë përpjekjet gjithëpërfshirëse të monitorimit që do të kërkojnë të identifikojnë dezinformatat në mediat sociale dhe tradicionale. Kjo gjithashtu do të përfshijë konsultime me palët e interesuara vendore në formën e diskutimeve në tryeza të rrumbullakëta në Mitrovicën e Veriut, Gorazhdevc dhe Shtërpce. Së fundi, projekti parashikon publikimin e një udhëzuesi gjithëpërfshirës për identifikimin e dezinformatave dhe ‘lajmeve të rreme’