27. qershor. 2017. | 10:50


VIZITË STUDIMORE NË BRUKSEL



Fondacioni Pontis ka organizuar një vizitë studimore në Bruksel për përfaqësuesit e Think Tank-eve nga veriu i Kosovës. Vizita u financua nga Ambasada Amerikane në Sllovaki. Qëllimi i vizitës ishte takimi me ekspertë që punojnë me Ballkanin Perëndimor/Kosovën nga institucionet e Bashkimit Europian dhe OJQ tjera, dhe që të prezantonin hulumtime relevante dhe punën e tyre.

Përfaqësuesja e OJQ-së Aktiv, Marija Stankovic, prezantoi Raportin në hije të Raportit të Progresit të Kosovës, të realizuar nga Platforma për Analiza dhe Hulumtime, si dhe publikime të politikave mbi qasjen në dokumente, zbatimin e marrëveshjes për kadastër dhe të drejtat e arsimit në Kosovë. Gjatë vizitës, hulumtuesit nga veriu i Kosovës u takuan me përfaqësuesit e Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm, Thomas Busch dhe Marica Cicconi dhe diskutuan për gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Takimet me përfaqësuesit e Iniciativës Europiane për Stabilitet, Qendrës për Studime të Politikave Europiane dhe të Concord Europe shërbyen si mundësi për të përfituar informacione dhe këshilla lidhur me avokim dhe politika. Velina Lilyanova, analiste e politikave nga Njësia e Politikave të Jashtme të Parlamentit Europian, tregoi përvojat e saj dhe shpjegoi funksionimin e kësaj njësie.

OSHC-të e Kosovës veriore kishin mundësinë të takohen me David Cullen, udhëheqësin e njësisë D.3-FYROM dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kosovës për Negocimet e Fqinjësisë dhe të Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe diskutuan mbi gjetjet e hulumtimit dhe mbi rolin e Komisionit Evropian në Kosovë. Hulumtuesit u pritën nga Edvard Kukan, anëtar i Parlamentit Evropian dhe kryetar i Delegacionit në Komisionit Parlamentar të Stabilizim - Asocimit, BE-Serbi.

Kjo vizitë ishte veçanërisht e rëndësishme pasi që ofroi njohuri mbi funksionimin e Think-Tankeve me bazë në Bruksel dhe proceset e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian.