8. nëntor. 2017. | 10:21 | Ema Stepanović


Vijuesit e Shkollës së integrimeve evropiane të brengosur për parregullsitë e zgjedhjeve lokale në Veri dhe pamundësitë në qasje në dokumente personale



Javën e kaluar vijuesit e Shkollës së integrimeve evropiane në kuadër të vizitës studimore në Prishtinë kanë vizituar Zyrën e bashkësisë Evropiane në Kosovë, Ministrin për integrimeve evropiane, Ministrinë e punëve të brendshme dhe organizatën joqeveritare Grupi për studime ligjore dhe politike. Vizitën e kanë organizuar Fondacioni për shoqëri të hapur të Kosovës dhe OJQ Aktiv.

Qëllimi i vizitës ka qenë që vijuesit të njoftohen me punën e aktorëve kryesor në procesin e integrimeve evropiane, si dhe t’ju ofroi mundësinë të adresojnë problemet specifike me të cilët bashkësitë jo shumicë ballafaqohen në Kosovë.

Në Zyrën e Bashkësisë Evropiane vijuesit janë pritur nga këshilltari i lartë politik Bojd Mekekni i cili ka biseduar me ata për përfitimet dhe pasojat të cilat Marrëveshja për stabilizim dhe anëtarësim i solli shoqërisë kosovare dhe për rolin e Zyrës në atë proces. Përveç tjerëve, vijuesit kanë paraqitur problemin e zgjedhjeve të parregullta lokale në Veri të cilët janë zbatuar nën presion të madh ndaj votuesve pavarësisht pranisë të vëzhguesve nga bashkësia ndërkombëtarë të cilët nuk kanë bërë asgjë për të adresuar të gjithëve këtë situatë të dukshme.

Sekretari gjeneral i Ministrisë për integrime evropiane Demush Shasha në bisedën interaktive me vijuesit ka paraqitur procesin e integrimeve evropiane në Kosovë, praktika të mira dhe probleme në me të cilat i njëjti ballafaqohet.

Bekim Hoxha, drejtor gjeneral i Agjencisë për regjistrimin civil, është përgjigjur në pyetjet e vijuesve të cilat ka të bëjnë me procedura të komplikuara, të paqarta dhe diskriminuese të cilat Ministria e punëve të brendshme kërkon për pranimin e patentë shoferëve serbe dhe lëshimin e dokumenteve kosovare personale. 

Në fund të vizitës, në Grupin për studimet ligjore dhe politike, është debatuar për ndikimin të cilin shoqëria civile ka në agjendën evropiane të Kosovës dhe institucioneve të obliguara për këtë proces.

“Si vijuesja e Shkollës së integrimeve evropiane jam shumë e kënaqur me vizitën studimore në Prishtinë. Përveç vizitës të institucioneve, jashtëzakonisht kanë qenë fjalimet e ekspozuesve si dhe bisedat interaktive për tema aktuale”, është përshtypja e Marina Marković

 

Shkolla e integrimeve evropiane në Mitrovicë është programi arsimor dy semestral dedikuar të punësuarve në institucionet publike, anëtarëve e shoqërisë civile dhe studentëve nga veriu i Kosovës. Qëllimi i projektit është të ndihmoj qytetarët që temën e integrimeve evropiane nuk e përjetojnë si të huajnë dhe të largët. Ideja e shkollës është të promovoj rëndësinë e njohurisë për funksionimin e BE, të ngris ndërgjegjësimin publik dhe ta inkurajoj dialogun publik për procesin e integrimeve evropiane. Kjo do të rezultonte në procesin më kualitativ të vendimmarrjeve të cilat kanë të bëjnë me politikat e ekonomisë lokale,si dhe politika publike shoqërore,  dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe shfrytëzimit më të mirë të fondeve para-pranimit.