19. maj. 2021. | 11:44


SPORAZOOM: VULLNETI I POLITIKANËVE NDIKON NË EKONOMI



Vullneti i politikanëve gjithashtu ndikon në bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, u tha në emisionin "Sporazoom" nga këshilltari i kryetarit të Odës ekonomike të Serbisë Nenad Gjurgjeviq, themeluesi i Riinvest në Kosovë Muhamet Mustafa dhe ndërmarrësi nga Kosova dhe drejtori i RTV Kim Isak Vorguçiq.

Me pjesëmarrje në emisionin "Sporazoom", këshilltari i kryetarit të Odës ekonomike të Serbisë Nenad Gjurgjeviq vuri në dukje bashkëpunimin e mirë midis Odës ekonomike të Serbisë dhe të Kosovës, si dhe theksoi se ekziston një interes i madh i biznesmenëve nga Serbia dhe Kosova për bashkëpunim i cili kurrë nuk ka pushuar, mirëpo është i varur nga rrethanat momentale politike.

"Është shumë e rëndësishme që përmes aktivitetit tonë janë legalizuar shumë kanale dhe komunikime të bashkëpunimit, në mënyrë që shumë transaksione kanë kaluar në rrjedhën ligjore dhe mund të maten dhe legalizohen. Ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme është që të gjithë ne së bashku, u treguam qeverive tona përmes shembullit tonë se përmes vullnetit të mirë, respektit për bashkëbiseduesit, kuptimit reciprok të nevojave, mund të arrihet dhe të bëhet shumë për ekonominë dhe për qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës.", theksoi Gjurgjeviq.

Sipas themeluesit dhe ish-kryetarit të Institutit Riinvest, profesor Muhamed Mustafës, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mjaft i dobët dhe kryesisht i takon tregtisë, e cila zhvillohet me pengesa të tej zgjatura nga të dyja palët.

"Nëse analizojmë vëllimin, strukturën dhe intensitetin e tregtisë dhe bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik, shohim se është një reflektim i marrëdhënieve politike, vështirësive në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë." Bisedimet filluan në vitin 2011 dhe ende janë duke u zhvilluar, disa marrëveshje janë arritur, janë zbatuar deri diku dhe kanë vështirësi në zbatim. E gjithë kjo ndikon në bashkëpunimin e varfër ekonomik. Sa i përket tregtisë, ne shohim se pas taksës, importet nga Serbia po rriten gradualisht, ndërsa eksportet e Kosovës në Serbi janë ende shumë të vogla", theksoi Mustafa.

Problemet më të mëdha të afaristëve nga Kosova kur bëhet fjalë për eksportin e produkteve ushqimore në Serbi janë deklarimi dhe analiza e produkteve, thekson ndërmarrësi nga Kosova dhe drejtori i RTV Kim, Isak Vorguçiq.

"Nëse bëhet fjalë për një produkt ushqimor, apo pije, në rastin tonë pengesat janë kryesisht në formën e deklarimit të mallrave, pra kompanitë shqiptare e shohin atë si një problem sepse zakonisht mallrat deklarohen me Republika e Kosovës, e me një deklaratë të tillë të mallrave mallrat nuk mund të kalojnë në Serbi dhe ky është një nga problemet kryesore. Pastaj, analiza e cila në Prishtinë kushton 20 euro për lloj të produktit, me të cilën mund të eksportohet në Bashkimin Evropian, në Serbi nuk mundet, dhe kërkohet një analizë e veçantë në institutin në Vrshac, e cila përveç që kushton gjashtë herë më shumë, që për një prodhues të vogël është shumë, mallrat në terminal qëndrojnë për rreth një muaj", thekson Vorguçiq.

Duke komentuar spekulimet rreth mundësisë së rivendosjes së taksave mbi mallrat nga Serbia, Mustafa theksoi se pas heqjes dorë nga taksat dhe reciprociteti Serbia pritej të përgjigjej pozitivisht në heqjen e pengesave tregtare, gjë që nuk ndodhi. Nga ana tjetër, Nenad Gjurgjeviq beson se vendosja e taksave vetëm përkeqësoi pozicionin e Kosovës në procesin e bisedimeve dhe çoi në një rritje të çmimeve dhe pasigurisë afariste.

"Nuk e shoh pse Serbia do të pengonte Kosovën në eksporte, të cilat kurrë nuk mund të arrijnë eksportet që Serbia mund të ketë ose ka në Kosovë. Është dëm shumë i madh për Serbinë nëse kjo nuk relaksohet, sesa që është dëm për Kosovën nëse vendos taksat", vuri në dukje Vorguçiq.

Situata me koronavirusin do ketë pasoja në ekonomi, u pajtuan të ftuarit e "Sporazoom". Emisioni gjithashtu paraqiti rezultatet e një sondazhi në pyetje "A jeni ju/familja juaj të prekur nga pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit", ku 66.7% e të anketuarve u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 33.3% thanë se nga pasojat ekonomike të pandemisë nuk janë prekur.

Teaser 1
Teaser 2
Full video
TV report

*

28. korrik. 2015. | 3:09

/

12. shkurt. 2018. | 3:20

Call for Interns

10. janar. 2018. | 3:19

/

22. nëntor. 2021. | 12:09

*

10. nëntor. 2021. | 11:09

Sporazoom: Nga stikeri në stiker

13. tetor. 2021. | 5:22

Stardust Mitrovica: hapja e eventit

4. tetor. 2021. | 1:55