23. dhjetor. 2020. | 04:43


Sporazoom: Normalizimi nga këndi i BE-së



Përderisa autoritetet në Prishtinë dhe Beograd vazhdojnë me retorikën nëse do të ketë apo jo njohje të ndërsjellë, nga Bashkimi Evropian vijnë mesazhe se "dialogut do t'i jepet koha e nevojshme, pa përshpejtime artificiale, por edhe pa vonesa të panevojshme". Çfarë na pret nga Brukseli, d.m.th. cilën politikë të Bashkimit Evropian drejt procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të presim në vitin e ardhshëm, në të cilin Kosova do të ketë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare?

Për Sporazoom flasin: drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grac, Florian Biber, drejtori i Qendrës për Politikë të Jashtme në Beograd, Dragan Gjukanoviq dhe kryeredaktori i Koha Ditore, Agron Bajrami.

Sporazoom do të transmetohet në TV Mir, TV Herc, TV Kim dhe TV Puls dhe në faqen tonë në FB të mërkurën, më 23 dhjetor me fillim nga ora 21:00.

Teaser 1
Teaser 2