13. tetor. 2021. | 05:22


Sporazoom: Nga stikeri në stiker



Për më shumë se njëzet vjet, nevoja për lëvizje të lirë në Kosovë por edhe në Serbinë qendrore është diskutuar. Brukseli për më shumë se një dekadë është përpjekur të gjejë një zgjidhje. Fatkeqësisht, marrëveshjet e nënshkruara nuk u zbatuan siç duhet, kështu që qytetarët, pa pik faji, vuajtën poshtërim, pritën nëpër kolona, dëgjuan deklarata dhe u përpoqën t'i kuptonin. Gjatë gjithë asaj kohe, ata dhanë para për targa dhe regjistrime të dyfishta, e më pas për ato provuese serbe, e së fundmi edhe për ato kosovare. Vetëm stikerët dhe nervozizmin e kishin falas.

Në lidhje me këtë temë për Sporazoom flasin: Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI); Millica Andriq Rakiq, menaxhere e projektit në Nismën e Re Sociale (NSI); Dejan Radivojeviq, Drejtor Ekzekutiv i Forumit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC).

Sezonin e ri të Sporazoom dhe emisionin më të fundit mund ta ndiqni këtë të mërkurë me fillim nga ora 21:00 në RTV Kim, RTV Pulse, RTV Hertz, RTV Mir dhe TV Mitrovica, si dhe në kanalin Youtube dhe faqen e Sporazoom në Facebook