19. tetor. 2016. | 09:34


Asambleja e gjashtë e përgjithshme e Platformës për Analiza dhe Hulumtim



Në Asamblenë e gjashtë të Përgjithshme të Platformës për Analizë dhe Hulumtim të mbajtur në Mitrovicën e Veriut me datën 17.10.2016, u zgjodh udhëheqja e re e koalicionit dhe u nënshkrua marrëveshja e re e tij.


Marrëveshja e koalicionit thotë se Platforma për Analizë dhe Hulumtim (PAH) është një koalicion i OJQ-ve dhe studiuesve individualë, aktivistë të sektorit civil. PAH u krijua për herë të parë më datën 2 prill 2015, si koalicion i 15 OJQ-ve dhe anëtarëve të tyre të deleguar. PAH u formua si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja me titull "Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve në pjesën veriore të Kosovës për t'u bërë kontribues më efektiv në procesin e vendim-marrjës”, i zbatuar nga AKTIV dhe QPT.

Pas 15 muajve të zbatimit të projektit,  25 anëtarët e PAH-ut kanë përfunduar një sërë aktivitetesh për ngritjen e kapaciteteve;

1. Trajnime në metodologjinë e hulumtimit dhe dizajnimin e politikave hulumtuese
2. Trajnime në  të shkruarit e analizave  dhe propozimeve politike
3. Trajnime në monitorim, avokim, lobim dhe hartim të legjislacionit
4. Trajnime në punë dhe mentorim për anëtarët Platformës së OSHC-e, nga Beogradi, Prishtina dhe Brukseli.

Secili prej trajnimeve u pasua me dokumente konkrete, të prodhuara si rezultat i aktiviteteve për ndërtim të kapaciteteve.

Deri në fund të korrikut 2016, PAH-u ka publikuar dokumentet e mëposhtme:

1.Pamjet e qytetarëve në veri të Kosovës. Aspekte politike, ekonomike dhe të sigurisë.
2. Cilësia e përkthimit të ligjeve të Kosovës në gjuhën serbe.
3. Mundësitë për përfshirjen e komunitetit serb në procesin e integrimit në BE.
4. Raporti për vëzhgimin e organeve legjislative në Kosovë.

Më tutje, PAH do të punojnë në përgatitjen e raportit hije, në raportin e progresit vjetor të BE-së. Ky raport do të mbulojë të gjitha temat dhe ngjarjet të cilat janë të rëndësishme për pjesën veriore të Kosovës dhe komunitetin serb të Kosovës në përgjithësi. Ky projekt është financuar nga SlovakAid dhe Fondacioni Pontis.

Përveç kësaj, PAH do të vazhdojë monitorimin e organeve të nivelit qendror legjislativ (Komisioni për Drejtësi, Interesat e Komuniteteve dhe Kthimit, Komisioni për Integrime Evropiane, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim). Këto aktivitete janë financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe KCSF.

Udhëheqja e re e zgjedhur e PAH janë:

· • Svetlana Gjuriq, Presidente e Platformës për analiza dhe Hulumtime
    • Miloš Timotijeviçi, zevëndes President i Platformës për analiza dhe Hulumtime
Platforma tashmë numëron 11 organizata dhe përfaqësues të tyre, si dhe 6 individë hulumtues dhe aktivistë të shoqërsë civile.