2. gusht. 2021. | 09:46


Raportimi i mediave sërbe në Kosovë: Rëndësia e mediave lokale për rajonin



Duke i pasur parasysh kushtet gjithpërfshirëse në Kosovë, lajmet të cilat i prodhojnë mediat sërbe në nivelin lokal shpesh janë të rëndësishme për gjithë rajonin, gjë kjo që tregon se çfarë përgjegjësie të veçantë kanë shtëpitë mediatike në mjedise të izoluara, për shkak se ngjarjet që ndodhin në to, dhe që për fat të keq më së shpeshti janë negative, marrin jehonë shumë më larg dhe ndikojnë jo vetëm në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe në gjithë situatën në rajon. Një nga shembujt karakteristik është Radio Gorazhdevac e cila në mjedisin e saj ka disa qindra të dëgjuesve potencial dhe prodhon lajme që janë relevante nëpër rajon. Detyra e tyre kryesore, në kontekstin e natyrës lokale të mediave sërbe, është që të jenë kryesisht shtëpi infromative mediatike, por jo ekskluzivisht me përmbajtje lokale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto: Igor Vukoviq

Puna e mediave në Kosovë është rregulluar me akte të shumta ligjore. Liria e shprehjes dhe liria e mediave janë të garantuara me Kushtetutë, kurse ligjet rregullojnë shumë aspekte të veprimit në fushën e informimit: punën e shërbimit publik, mbrojtjen e privatësisë, gjuhën e urrejtjes, shpifje dhe ofendime, respektimin e të drejtave të autorit. Mediat në Kosovë të cilat raportojnë në gjuhën sërbe në shumicën e rasteve janë regjistruar te Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) sipas Ligjit nr. 04/L-44.

Pellgu i vogël me shumë krokodilë të vegjël

Sipas rezultateve të hulumtimit “Çiltërsia e mediave sërbe në Kosovë” të cilat në prill të këtij viti e në kuadër të Iniciativës Open të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) i ka publikuar portali Crno-Beli Svet dhe Medija Centar nga Çagllavica, në Kosovë ka gjithsej 48 media aktive të cilat raportojnë në gjuhën sërbe: tetë media të televizionit dhe 21 radio stacione, 13 portale interneti dhe gjashtë video produksione.

Ky numër i mediave është kryesisht pasojë e një numri të madh të lejeve të cilat Komesari i Përkohëshëm për Media (paraardhës i KPM-së së sotme) i ka lëshuar menjëherë pas luftës, dhe të cilat kanë shërbyer si zëvendësim për lirinë joekzistenciale dhe frekuencat e RTV-së të cilat do ta “mbulonin” gjithë Kosovën. Shumica e këtyre lejeve në atë kohë u janë lëshuar radio stacioneve në enklava me transmetues të fuqisë së vogël, gjë kjo që, përkundër pranishmërisë së shtirur, kishte kuptimin e fragmentimit të shtrirjes dhe të ndikimit të tyre. Disa media këtë situatë e kanë tejkaluar përmes faqeve të veta në internet, duke krijuar rrjetëzim dhe bashkëpunim produksioni me mediat e Beogradit të cilat kanë frekuenca kombëtare.

Sipas burimeve të financimit, mediat sërbe në Kosovë mund të ndahen në ato që financohen në mënyrë të pavarur (kryesisht përmes projekteve), dhe ato që financohen nga buxheti i institucioneve lokale dhe qendrore nga Kosova, por edhe nga Sërbia. Disa media lokale janë regjistruar edhe si organizata joqeveritare, kështu që mund të konkurrojnë për fondet të cilat janë destinuar për zhvillimin e shoqërisë civile.

Numri më i madh i raporteve dhe i lajmeve mediatike në nivelin ditor vjen nga qendra e Kosovës dhe veriu i Kosovës, kurse shumë më pak nga Rrafshi i Dukagjinit, Gora dhe Komuna e Zubin Potokut e cila gjendet në skajin veriperëndimor të Kosovës.

Çiltërsisë së mediave sërbe në Kosovë më së shumti i kontribuojnë: promovimet e temave lokale dhe shembujt e bashkëpunimit të pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, zyrtarëve, analistëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile, kurse më së shumti i pengon niveli i ultë i bashkëpunimit të ndërsjellë jashtë praktikave dhe rrjeteve të themeluara, mungesa e qasjes dhe e ekzistencës së të dhënave relevante, komunikimi jo mjaft i zhvilluar publik i institucioneve, mosekzistenca e dokumenteve, dhe pjesërisht edhe e komunikimit në gjuhën sërbe, rrezikimi i sigurisë së gazetarëve, cenzura dhe autocenzura.

Sfidat “a la carte”

Mediat e sërbëve të Kosovës gjenden kryesisht në mjedise gjysmëurbane dhe rurale. Në jug nga lumi Ibër ato gjenden ekskluzivisht në mjedise rurale. Situata është pak më e konvenueshme në veri të Kosovës ku një numër i shtëpive mediatike gjendet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq, komunat këto të cilat janë pak a shumë mjedise urbane.

Vitet e fundit është vënë në pah polarizimi i mediave të sërbëve të Kosovës sipas modelit të financimit. Mediat e pavarura janë në një gjendje që përkeqësohet shumë e më shumë, kurse lidhjet me donatorë po ua vështirëson punën si pasojë e mosekzistencës së burimit stabil dhe afatgjatë të financimit. Mediat e këtilla kanë nevojë shumë e më shumë për ndarjen e punëve gazetareske dhe administrative-financiare brenda redaksisë. Shumica e shtëpive lokale mediatike kanë pak punonjës, kurse vetëm disa prej tyre e punëson stafin i cili mund të shkruajë propozime cilësore dhe të suksesshme të projekteve.

Një numri të mediave, kryesisht atyre të pavarura, shumë shpesh i mungojnë komentet e përfaqësuesve të institucioneve lokal dhe qendror të cilët nuk janë në dispozicion për një gjë të tillë. Gazetarët kanë probleme edhe me qasjen selektive tek informatat e përditshme në lidhje me institucione lokale, ndërsa bashkëpunimi me nivelin qendror është i ngarkuar me problemet e dokumenteve zyrtare në gjuhën sërbe të cilat shpesh nuk ekzistojnë fare ose u mungon një përkthim i përshtatshëm. Edhe pse gjuha sërbe është formalisht në përdorim zyrtar në Kosovë dhe e barabartë me gjuhën shqipe, nganjëherë nuk ka përkthim në konferencat për media të cilat i organizojnë institucionet. Gazetarëve nuk u mundësohet përkthimi sërbisht as në seancat e Kuvendit të Kosovës - sa herë që në seanca nuk janë të pranishëm deputetët sërbë.

Politika është një temë që mbizotëron në mediat e sërbëve të Kosovës, kështu që shumë shpesh edhe tema të tjera të përpunuara, vetëdijshëm a pavetëdijshëm, “thyhen” përmes prizmës së politikës dhe të situatës aktuale politike, gjë kjo që i lë anash problemet e “qytetarëve të thjeshtë” dhe jetën e tyre të përditshme dhe i shtyn në plan të dytë.

Numri i të punësuarve në mediat e Kosovës në gjuhën sërbe rrallëherë shkon mbi dhjetë punonjës, kurse më së shumti janë punësuar në stacione RTV lokale. Që prej konfliktit në Kosovë gjithmonë ekziston një trend qoftë më i fortë, qoftë më i dobët i shpërnguljes së sërbëve nga Kosova gjë kjo që si pasojë ka edhe mungesën e kuadrave (dhe jo vetëm të atyre të arsimit të lartë). Si praktikë e keqe qartazi vërehet edhe “marrja” e stafit nga redaksitë më të vogla nga ana e mediave që financiarisht janë më të forta, dhe ato shpesh financohen nga buxheti.

Reklamues tipik në media lokale në Kosovë janë: shitoret e mëdha, hotelët, restorantët, kompanitë që merren me shitjen e karburantit, firmat ndërtimore dhe bankat private. Për shkak të veçantisë së kushteve dhe të mjediseve në të cilat jetojnë sërbët e Kosovës, mediat e tyre vetëm nganjëherë i realizojnë të ardhurat minimale dhe jo aq të rëndësishme prej reklamimeve dhe sponsorizimeve, meqë i tërë komuniteti mbijeton, para së gjithash, falë punëve në sektorët e shkollimit dhe të shëndetësisë të cilët i financon Republika e Sërbisë. Jashtë tregtisë dhe shërbimeve, në mjedise sërbe pothuajse nuk ka ekonomi, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk janë të interesuar dhe i refuzojnë ofertat për reklamime në programet e mediave në gjuhën sërbe. 

Përçarja e mjediseve sërbe dhe jeta në enklava të izoluara e bëjnë gati krejtësisht të pakuptimshme mundësinë për një hulumtim të vlefshëm të tregut potencial të mediave i cili do t’i kontribuonte njohjes më të mirë të trendeve dhe modeleve të sjelljes së publikut dhe do t’u mundësonte mediave që ta përparonin ofertën e tyre.

Sipas indeksit të “Reporterëve pa kufi” me të cilin matet rreziku i punës së profesionit gazetaresk, Kosova në listën e 210 vendeve dhe territorëve në vitin 2021 gjendet në vendin e 78të. Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Kosovës të vitit 2020 tregon që “institucionet e sundimit të ligjit duhet të vazhdojnë me përpjekjet e tyre në kuptim që t’i ndjekin kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve” dhe shton që “ende ekzistojnë brengosjet lidhur me fushata publike të shpifjeve dhe të kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ekzistojnë brengosjet e veçanta në lidhje me shprehjen e lirë në veri të Kosovës, duke përfshirë autocenzurë”. Sipas indeksit të Freedom House për vitin 2021, liria e shprehjes në Kosovë është vlerësuar me notën 2 prej 4, me një vërejtje që “ndikimi politik në sektorin mediatik mbetet në nivelin e shqetësuar, kurse një numër i caktuar i gazetarëve është sulmuar gjatë vitit 2020. Tensionet që janë në rritje rreth ngjarjeve politike në Kosovë gjatë këtij viti poashtu kanë rezultuar me një numër më të madh të gazetarëve të cilët i kanë kërcënuar ose i kanë shqetësuar nëpër rrjete sociale”.

Përmbajtjet origjinale e balancojnë imazhin

Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme në Kosovë, lajmet të cilat në nivelin lokal i prodhojnë mediat sërbe janë shpesh me rëndësi rajonale dhe kjo tregon një përgjegjësi të veçantë të mediave nga mjediset e izoluara për shkak se ngjarjet që ndodhin brenda këtyre, që për fat të keq më së shpeshti janë negative, marrin jehonë shumë më larg jashtë këtyre mjediseve dhe ndikojnë jo vetëm në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe në situatën në rajon. Një nga shembujt karakteristik është Radio Gorazhdevac e cila në mjedisin e saj ka disa qindra të dëgjuesve potencial dhe prodhon lajme që janë relevante për rajonin. Jo larg qytetit të Pejës, ky fshat në Rrafshin e Dukagjinit është njëra nga vetëm disa të enklavave të mbetura sërbe (Hoçë e Madhe, Osojan, Brestovik, Cërkolez…) të cilat janë pak a shumë të izoluara prej popullsisë shqiptare që jeton përreth dhe nuk u takojnë komunave të Kosovës me shumicë sërbe.

Detyra e tyre kryesore, në kontekstin e natyrës lokale të mediave sërbe, është që të jenë kryesisht shtëpi infromative mediatike, por jo ekskluzivisht me përmbajtje lokale. Kjo detyrë nuk është e kufizuar vetëm në ngjarjet që ndodhin në komunën e cila është selia e mediave, por në të më së shpeshti janë përfshirë edhe lajmet më të rëndësishme për ngjarjet në gjithë Kosovën, Sërbinë qendrore dhe rajonin.

Meqenëse ka gazetarë që kanë nga dy dekada të përvojës në punën e tyre nëpër media lokale, njohuritë dhe aftësitë e tyre gazetareske janë të përshtatshme, gjë kjo që është rezultat i trajnimeve të shumta në të cilat kanë marrë pjesë dhe të cilat i kanë kaluar. Njohuritë e tyre janë kryesisht të kënaqshme edhe në fushën e teknologjive informative-komunikative (TIK).

Në emisionin informativ qendror, i cili zakonisht transmetohet në orët e hershme të mbrëmjes, përqindja e materialit origjinal të një mediumi ndryshon prej mediumit në medium. Ndërsa stacionet RTV lokale prodhojnë nga dy të treta deri në tre të katërta të këtij programi, portalet interneti kanë një pjesëmarrje më të vogël të produksionit origjinal në përmbajtjen e tyre. Lajmeve lokale më së shumti u takon pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e emisionit, pas së cilës vijnë temat sociale, më rrallë ekonomike, e pastaj temat e kulturës dhe të sportit. Përveç lajmeve lokale, në programe informative të mediave lokale gjithmonë janë përfshirë edhe lajmet kombëtare dhe ato botërore.

Të drejtat e autorit respektohen në përgjithësi, kurse portalet e internetit shumë shpesh e caktojnë burimin e lajmit të përcjellur, më rrallë burimin e fotografisë dhe numrin e shikimeve të faqeve të portalit.

Situata jostabile politike në Kosovë dhe raportet e pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës e bëjnë raportimin e mediave të Kosovës në gjuhën sërbe të fokusohet shumë edhe në politikën e lartë të cilën e mbizotërojnë narrativët e kundërshtuar, gjë kjo që si pasojë ka marrjen e lajmeve kryesisht negative prej redaksive dhe agjencive të Beogradit, ndërsa mendimet dhe qëndrimet e zyrtarëve të lartë në anën tjetër merren vesh kryesisht në mënyrë të tërthortë, prej mediave të Kosovës në gjuhën shqipe. Kur është fjala për përmbajtjet origjinale, imazhi i “të tjerëve” dhe “i atyre që janë të ndryshëm” është goxha i balancuar, në përgjithësi pa stereotipa negativ, paragjykime dhe diskriminime ndaj shqiptarëve.

Me ligj është rregulluar edhe ekzistenca e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) si servis publik. Sipas mendimit të profesionistëve mediatik nga komuniteti sërb në Kosovë (dhe jo vetëm të atyre), rregullimi i servisit publik që një kohë e gjatë prej shumë vitesh është duke i pritur ndryshimet. 

RTK2 është një kanal në gjuhën sërbe i cili është themeluar në vitin 2012 në bazë të nenit 59 të Kushtetutës së Kosovës. Në të pretendohet që “Kosova do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një plan ndërkombëtar të frekuencave, i cili ua mundëson sërbëve të Kosovës qasjen te kanali i licencuar i pavarur televiziv në gjuhën sërbe, në gjithë territorin. Sërbët e Kosovës ende po presin që të përmbushen këto dispozita dhe që “kanali i licencuar i pavarur televiziv në gjithë territorin e Kosovës” të marrë një bord të drejtorëve me shumicë sërbe, një frekuencë “tokësore” në krejt Kosovën, një seli në Graçanicë dhe riblerje të detyrueshme të 40% të programeve prej produksioneve lokale televizive. Në këtë mënyrë do të kishte mundur të ndikohej shumë në rregullimin e situatës së përgjithshme në kuptimin profesional dhe financiar te mediat e Kosovës në gjuhën sërbe. Nëqoftëse dëshirohet një përparim i vërtetë, nevojitet mbështetja dhe mbikëqyrja e komunitetit ndërkombëtar. Është problematike që të gjendet edhe një zgjidhje për një financim stabil dhe të qëndrueshëm të krejt servisit publik (mediatik) i cili për momentin plotësisht varet nga buxheti i Kosovës.

I vetmi medium i printuar në gjuhën sërbe është gazeta javore Jedinstvo (“Bashkimi”) në të cilën më së shpeshti botohen tekstet nga kuadrat e zhanrave bazike gazetareske: reportazhet dhe njoftimet. Këto përfaqësojnë faktografitë shumë të rëndësishme dokumentare të mjediseve sërbe në Kosovë. Për fat të keq, qartazi mund të vërehet mungesa e publikimeve periodike (javore) me analiza të pavarura, tekste hulumtuese dhe hapje të temave të reja.

Një pjesë e mirë e mediave të Kosovës në gjuhën sërbe bashkëpunojnë përmes tri rrjeteve: Rrjeti Kosma, Rrjeti i Pavarur Televiziv, dhe Rrjeti Most.

Megjithatë, mediat elektronike të Beogradit, gjegjësisht stacionet TV me frekuencë kombëtare, ende janë burimi më i rëndësishëm i informimit të sërbëve të Kosovës. Këtij fakti në mënyrë të rëndësishme i kontribuon rrjeti korrespondues të cilin këto shtëpi mediatike (RTS, RTV, TV Prva…) përditëshëm e kanë në terren.

Besimi dhe komunikimi me publikun

Rreth dy të treta të sërbëve të Kosovës (64.5%) në përgjithësi ose plotësisht informohen përmes mediave të cilat informojnë në gjuhën sërbe në Kosovë dhe kanë besim tek ato, pretendohet në raportin e përmendur më herët “Çiltërsia e mediave sërbe në Kosovë”. Më shumë se gjysma e tyre (54,4%) përmes këtyre mediave në mënyrë aktive po e ndjekin temën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, kurse 40,2% të tyre po e ndjekin temën e marrëdhënieve të sërbëve me shqiptarë. Madje, 60% të të anketuarve konsiderojnë që raportimi i mediave në gjuhën sërbe në Kosovë për pandeminë Kovid-19 ishte i përshtatshëm, i qartë dhe i kuptueshëm. Portalet e internetit të cilat zgjasin shumë gëzojnë besim të madh te ndjekësit e tyre. Publikimi me kohë i informatave të vërtetuara dhe relevante i ka kontribuar në masë të madhe formimit të shprehisë së përditshme te një pjesë e publikut, dita e të cilëve fillon dhe përfundon me qasjen në përmbajtje të këtyre faqeve, më së shumti përmes telefonave celularë, më rrallë përmes llaptopit ose desktopit. Në mjedise të izoluara sërbe në Kosovë një numër i mediave lokale kanë role të serviseve të vogla publike, krahasuar me ato të cilat janë fokusuar vetëm në argëtim, dhe përfaqësojnë një kategori ekonomike.

I vetmi mekanizëm të cilin mediat e Kosovës në gjuhën sërbe përdorin për komunikim me publikun janë rrjete sociale. Shumica e mediave lokale përdorin Facebook dhe Youtube, më rrallë Twitter dhe Instagram. Të dhënat për publikun i marrin përmes rrjeteve sociale dhe më së shumti duke u bazuar në numrin e ndjekësve, numrin e shfaqjes së video materialeve, shfaqjes së faqeve, si dhe në “pëlqime” (llajka) dhe “shpërndarje” (share). Një numër i mediave përdor Google analitikë për t’i ndjekur vizitat në portale të internetit, ndërsa mjetet më të përparuara të softverit të kushtuara analizës së përmbajtjes janë shumë rrallë të përfaqësuara.

Pavarësia e vërtetë si supozim i së ardhmes

Mediat sërbe në Kosovë janë një grupim dinamik dhe pluralistik i cili përbën një prej pjesëve më të shëndetshme të shoqërisë dhe janë të afta për t’iu përgjigjur izolimit. Dialogu mes kolegëve është i mundshëm dhe shpesh jep rezultate. Komuniteti i cili u formalizua brenda Kushtetutës gjatë dy dekadave të fundit nuk ka probleme në kontaktin me komunitetin mediatik të shqiptarëve të Kosovës për shkak se nuk ekziston një ndikim vendimtar politik, kështu që nuk ka as dominim. Nga ana sërbe janë zhvilluar mediat të cilat punojnë si entitete të pavarura, duke përjashtuar RTK2 e cila do të duhej të transformohej. Mediat e Kosovës në gjuhën sërbe punojnë brenda kodeksit etik në raport me komunitetin që i takon shumicës, kështu që në përgjithësi nuk ka probleme shumë të mëdha në komunikimin e ndërsjellë dhe raportet e ndërsjellta.

Shkruan: Goran Avramoviq, kryeredaktor i RTV Kim

*

28. korrik. 2015. | 3:09

/

12. shkurt. 2018. | 3:20

Call for Interns

10. janar. 2018. | 3:19

/

19. tetor. 2021. | 9:09

Sporazoom: Nga stikeri në stiker

13. tetor. 2021. | 5:22

Stardust Mitrovica: hapja e eventit

4. tetor. 2021. | 1:55

*

1. tetor. 2021. | 10:32

OPEN: njoftimi për shtyp

23. shtator. 2021. | 8:44