5. nëntor. 2018. | 09:22


Është mbajtur punëtoria e dyta në Shkollën për Integrime Evropiane 2018.



Në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane në Qendrën e energjisë Qytetare sot është mbajtur pjesa e dytë e punëtorisë me temë sundimi i ligjit në nivel lokal.

Pjesëmarrësit ndoqën prezantimin e Pavlle Dimitrijeviq (Pavle Dimitrijević) nga Qendra për kërkime, transparencë dhe përgjegjësi në monitorimin dhe raportimin në procesin zgjedhor në nivel lokal. Në pjesën e dytë të ditës, Dushan Radakoviq (Dušan Radaković) nga Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike dhe Shyqri Syla, kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, secili nga pikë vështrimi i tij, iu folën pjesëmarrësve për integrimin e gjyqësorit në kuadër të Dialogut të Brukselit.

Fusha tjetër e studimit e pjesëmarrësve të Shkollën për Integrime Evropiane në kuadër të modulit sundimi i ligjit ka të bëjë me sigurinë në Kosovë, si dhe rëndësinë e fushës së lirisë, drejtësisë dhe sigurisë në procesin e reformës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.