1. tetor. 2019. | 09:41


Tryezë e runbullakët për rezultatet pozitive të zbatimit të Marrëveshjeve Teknike



Përfaqësues të mediave, OJQ-ve dhe palëve të tjera të interesuara morën pjesë në një tryezë lokale të organizuar nga OJQ Aktiv, partner i KSPAGroup në Veri të Mitrovicës. Tryeza e rrumbullakët diskutoi përfitimet e zbatimit të marrëveshjeve teknike, me një fokus të veçantë në ndikimin e tyre për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera.

Mitrovica e Veriut, 27 shtator 2019

Gjatë pjesës së parë të tryezës, pjesëmarrësit kanë diskutuar sesi zbatimi i marrëveshjeve për telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes, të cilat ato i veçuan si ato që kanë ndikuar më së shumti në jetën e komunitetit serb të Kosovës. Është theksuar se ekziston një ndryshim në nivelin e ndikimit që ka procesi i zbatimit të marrëveshjeve, në varësi të faktit nëse ata jetojnë në jug të lumit Ibër, apo në veri të tij.

Diskutimi për dialogun teknik vazhdoi me marrëveshjet e implementuara dhe cilat kanë ofruar përfitimet për qytetarët. Marrëveshja për telekomunikacionin dhe njohjen e diplomave u vlerësuan si marrëveshje ku komuniteti serb në Kosovë ka përfituar më së shumti. Marrëveshja e telekomunikacionit ka lejuar një komunikim më të mirë ndërmjet komuniteteve ndërsa marrëveshja për njohjen e diplomës u lejon të rinjve të gjejnë punë, të shkojnë në programe shkëmbimi dhe në përgjithësi i ofron atyre mundësi për një jetë më të mirë profesionale.

Pjesëmarrësit kanë sugjeruar që në të ardhmen, në procesin e dialogut të përfshihen edhe qytetarët, si dhe të konsultohen në procesin e zbatimit. Për më tepër, sektori i OJQ-ve (i ardhur nga komuniteti serb i Kosovës) duhet të përfshihet në procesin e zbatimit të mëtutjeshëm të marrëveshjeve teknike, si aktor këshillues dhe monitorues.

Tryeza e rrumbullakët u përmbyll me një deklaratë se ekziston një domosdoshmëri që qytetarët të përfshihen në procesin e dialogut teknik. Ekziston nevoja për një proces më transparent, në mënyrë që qytetarët të informohen më mirë me temat e diskutuar dhe për çfarë është rënë dakord në Bruksel. Duke përfshirë qytetarët, procesi i dialogut në të vërtetë do të trajtojë çështje me të cilat përballen qytetarët në jetën e tyre të përditshme dhe do të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kishin mundësinë të marrin pjesë në proces, përfshirë mundësinë për të dhënë propozime, dhe e gjithë kjo në frymën e mënyrës demokratike të vendimmarrjes.

Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësia e vetme e Grupit të Politikave dhe Avokatisë në Kosovë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të përfaqësuar pikëpamjet e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.