20. qershor. 2019. | 03:40


DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS, 19.06.2019. Shtërpcë.



Më 19 Qershor 2019, OJQ AKTIV mbajti një tryezë diskutimi në Restaurant Lipa, Shtërpcë, në bashkëpunim me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Qëllimi i diskutimit ishte informimi i anëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës mbi mandatin e përgjithshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës, që janë themeluar së fundmi. 

Pjesëmarrës në diskutim ishin: Miodrag Milicevic nga OJQ AKTIV dhe katër anëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës; Angela Griep, Udhëheqëse e Njësisë për Komunikim me Publikun, Daniella Rudy, Zyrtare Ligjore, Silke Studzinsky, Kreu i Njësisë së Pjesëmarrjes së Viktimave dhe Paul Landers, Zyra e Ombudspersonit. Publiku u informua në mënyrë të plotë mbi mandatin, strukturën dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe çështjet që lidhen me rolin e Institucionit të Ombudspersonit të Kosovës, mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve, dhe programet nga jashtë. Diskutimi u përmbyll nga një sesion i pyetjeve dhe përgjigjeve, ku audienca pati mundësine t’i drejtohet drejtpërdrejt panelistëve, të marrin të dhëna dhe reflektime mbi këtë çështje