24. qershor. 2020. | 09:21


Grup qytetarësh për përgjigje të shpejtë-Incidentet



Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në mars, OJQ Aktiv ka vërejtur rritje të krimeve në zonat e banuara nga serbët e Kosovës. Kjo ka shkaktuar shqetësime për siguri në komunitetin e serbëve të Kosovës.

Mësoni më shumë nga infografika e mëposhtme.

Gjithsej, më shumë se njëzet (20) krime që kishin për cak serbët e Kosovës janë regjistruar ndërmjet 15 marsit dhe 3 qershorit, duke përfshirë zjarrvënie, sulme fizike dhe plaçkitje. OJQ Aktiv dhe komuniteti i serbëve të Kosovës janë të shqetësuar në lidhje me përshtatshmërinë dhe kohën e reagimit ndaj këtyre krimeve nga ana e policisë. Besojmë se mund të bëhet më shumë për të ndërtuar dhe mbështetur punën e tyre në nivelin e institucioneve lokale dhe qendrore. Kjo përfshin ndërmarrjen e masave shtesë të sigurisë parandaluese për të mbrojtur qytetarët e cenueshëm dhe për të siguruar hetimin e plotë të krimeve.

Rrethanat e pazakonta të pandemisë COVID-19 kanë nxjerrë në pah problemet me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë në Kosovë. Përkundër këtyre sfidave, duhet të respektohen kornizat kushtetuese dhe ligjore që garantojnë sigurinë personale dhe të pasurisë. Kjo do të shërbejë për të forcuar përpjekjet me dekada dhe investimet e bëra në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe multi-etnik.

OJQ Aktiv u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të ofrojnë mbështetje dhe burime shtesë për çështjet që lidhen me sigurinë kolektive dhe sigurinë e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë.