11. qershor. 2019. | 02:41


Takimet publike me qytetarë dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale



Me mbështetjen e jashtëzakonshme të Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme, AKTIV ka organizuar me sukses disa takime publike me qytetarë dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Parteshi, Graçanica dhe Novobërda.

Meqenëse qëllimi i këtyre takimeve është t’u mundësojë qytetarëve përfshirjen në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, në çdo mbledhje pati përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. Kështu, qytetarët arritën të diskutojnë çështje të rëndësishme lokale, si dhe të merrnin përgjigjet e nevojshme në lidhje me temat në të cilat ishin të interesuar. Përveç komunave të lartëpërmendura, ekipi i projektit të AKTIV do të organizojë njësoj takime  publike  me të njëjtin qëllim në Zveçan, Zubin Potok dhe Shtërpcë. Përveç takimeve, me ndihmën profesionale të ekspertit vendor për qeverisje të mirë dhe transparencë të vetëqeverisjes lokale, OJQ AKTIV ka përgatitur një broshurë mbi të drejtat e qytetarëve dhe detyrimet ligjore të vetëqeverisjes lokale ndaj tyre. Përveç kësaj, AKTIV është duke punuar rreth hartimit të një raporti mbi barazinë gjinore në vetëqeverisjen lokale. Na ndiqni dhe qëndroni të informuar!