28. shkurt. 2020. | 02:16
Më 27 shkurt OJQ Aktiv prezantoi një dokument politikash Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet serbe të Kosovës në Prishtinë, i cili u botua me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme. Qëllimi i këtij punimi është të jap një përmbledhje të disa çështjeve dhe problemeve më të ngutshme me të cilat përballet komuniteti serb i Kosovës për vëmendjen e akterëve politikë vendorë në Kosovë, si dhe anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare.
Mysafirë të prezantimit ishin Nexhmedin Spahiu, profesor universiteti dhe politolog, dhe Nenad Rašić, president i Partisë Demokratike Progresive, të cilët dhanë pasqyrën e tyre të (mos) respektimit të të drejtave të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë në Kosovë. Ata gjithashtu ndanë pikëpamjet e tyre për përmbajtjen e vetë botimit. Duke folur për pozicionin e tanishëm të komunitetit serb në Kosovë, Spahiu theksoi se pamundësia e komunitetit shumicë për integrimin me sukses të këtij komuniteti, dhe insistimi i Beogradit zyrtar që serbët nuk duhet të integrohen në shoqërinë kosovare, janë në fakt dy problemet kryesore. Rašić theksoi se problemi më i madh me të cilin përballet komuniteti serb është se subjektet e tjera po përpiqen të menaxhojnë jetën e anëtarëve të këtij komuniteti.
Diskutimi me panelistët u pasua me pyetje nga audienca.
Publikimi është në dispozicion edhe në internet.
Ky aktivitet u mbështet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme Center dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e këtij institucioni.
12. shkurt. 2018. | 3:20
21. shtator. 2018. | 12:51
10. janar. 2017. | 12:11
28. korrik. 2015. | 3:09
10. janar. 2018. | 3:19
20. janar. 2021. | 10:32
19. janar. 2021. | 10:35
23. dhjetor. 2020. | 4:43
17. dhjetor. 2020. | 10:59