31. maj. 2019. | 09:26


Prezantim mbi Benefitet e marrëveshjeve teknike: para dhe pas



Më 28 maj 2019, dy politologë të shquar, Stefan Surliq dhe Igor Novakoviq, patën një prezantim me tre seanca, me një vlerësim objektiv të përfitimeve nga zbatimi i marrëveshjeve teknike në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës, me një fokus të veçantë në ndikimet pozitive që marrëveshjet kanë për komunitetit serb në Kosovë. Prezantimi, i cili është pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit Promovimi dhe Komunikimi i Benefiteve të Dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, u zhvillua në Qendrën e Energjisë Civile në Mitrovicën e Veriut dhe përfshinte të rinjtë nga Beogradi dhe Mitrovica e Veriut.

Gjatë prezantimit u diskutuan dhe prezantuan pikëpamje të ndryshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Një nga rezultatet kyçe nga seancat del të jetë se pasoja kryesore e zbatimit të marrëveshjeve teknike ishte se ata hapën rrugë të komunikimit mes komuniteteve në Kosovë. Megjithëse rezultatet ishin mjaft modeste, ato ishin një hap i madh në favor të lejimit të serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës të rimëkëmbeshin nga plagët e luftës, të lehtësonin tensionet dhe ngadalë, hap pas hapi, largoheshin nga rrëfimet nacionaliste.

Gjatë prezantimit gjithashtu u tha që përkundër faktit se marrëveshjet teknike ishin të ngarkuara politikisht, pasojat praktike dhe kështu përfitimet për popullsinë e Kosovës dhe të Serbisë të dalura nga zbatimi i marrëveshjeve tejkaluan diskutimet politike. Megjithëse jo të gjitha marrëveshjet u zbatuan në kapacitet të plotë, nëse krahasojmë gjendjen në Kosovë para dhe pas 2011, janë bërë hapa të mëdhenj drejt normalizimit të marrëdhënieve etnike në Kosovë.

Prezantimi në vetvete përfshinte një analizë gjithëpërfshirëse të të gjitha marrëveshjeve teknike të nënshkruara nga Beogradi dhe Prishtina në procesin e dialogut të Brukselit, të lehtësuar nga BE. Pas listimit dhe shpjegimit të të gjitha marrëveshjeve teknike, dy ligjëruesit u përqendruan në periudhën para krijimit të kornizës së dialogut të Brukselit, pasuar nga një pasqyrë e procesit që çon në këto marrëveshje. Rrjedhimisht, ligjëruesit u përqendruan në procesin e zbatimit të marrëveshjeve teknike, duke vënë në dukje ndikimin e tij pozitiv, veçanërisht ndikimin e tij në komunitetin serb të Kosovës. Pjesëmarrësit në prezantim patën mundësin të marrin pjesë aktivisht në diskutim dhe të ndajnë mendimet e tyre për këtë çështje, si dhe për të diskutuar temën me ligjëruesit.

Ky aktivitet është pjesë e projektit Promovimi dhe Komunikimi i Benefiteve të Dialogut Kosovë-Serbi, i lehtësuar nga BE-ja, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

 

Kjo prezantim është organizuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosove-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.