29. korrik. 2021. | 09:58


Prezantimi i raportit hulumtues ’Vlerësimi i statusit të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë’



Më 28 korrik OJQ Aktiv prezantoi një raport hulumtues ’’Vlerësimi i statusit të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë’’ në Prishtinë (Swiss Diamond), i cili u botua me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme. Mysafirë të prezantimit ishin Almir Veliji (Zv. Ministër i Zhillimit Rajonal), Raif Kirkul (Gazetar) edhe Fatir Berzati (Aktivist), të cilët dhanë pasqyrën e tyre të (mos) respektimit të të drejtave komuniteteve të jo-shumicë në Kosovë. Ata gjithashtu ndanë pikëpamjet e tyre për përmbajtjen e vetë botimit.

I nisur vitin që shkoi, Vlerësimi i statusit të të drejtave të jo-shumicës në Kosovë është një gur i rëndësishëm themeltar i këtyre përpjekjeve dhe paraqet analizën kumulative të të dhënave të mbledhura gjatë përcjelljes së aktiviteteve në shumë fusha të përcaktuara tematike të cilat përfshijnë të drejtat gjuhësore, qasjen në shërbime, trashëgiminë kulturore dhe fetare, sigurinë, të drejtat pronësore dhe kthimin. Ndonëse raporti i mëparshëm u përqendrua kryesisht në komunitetin e serbëve të Kosovës, raporti i sivjetmë është zgjeruar për të përfshirë boshnjakët, goranët, komunitetet RAE dhe turqit.

Vlerësimi i statusit të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë për vitin 2020, autorët e të cilave janë Caleb Waugh edhe Igor Markoviq, është një botim që, ndryshe nga raportet e një natyre të ngjashme, synon të hedhë dritë mbi perspektivën e qytetarëve të zakonshëm, pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë, për problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë ose në mënyrë periodike, si dhe për interesat që vendimmarrësit duhet të marrin parasysh në një afat sa më të shkurtër. Në këtë drejtim, ekipi hulumtues zhvilloi katërmbëdhjetë (14) grupe të fokusit me pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë në komunat e Kosovës ku ashkalinjtë, boshnjakët, egjiptianët, goranët, romët, turqit dhe serbët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë së përgjithshme. Përveç grupeve të fokusit me qytetarë, u zhvilluan tetëmbëdhjetë (18) intervista me përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe medieve, si dhe me vendimmarrës nga komunitetet jo-shumicë. Kjo qasje kërkimore kishte për synim të hulumtojë thellësisht si qëndrimet ashtu edhe interesat personale të komuniteteve jo-shumicë në tërësi, për të cilat nuk ka diskutim më të gjerë shoqëror dhe politik.

Diskutimi me panelistët u pasua me pyetje nga audienca.

Publikimi është në dispozicion edhe në internet.

Ky aktivitet u mbështet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme Center dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e këtij institucioni.

*

28. korrik. 2015. | 3:09

/

12. shkurt. 2018. | 3:20

Call for Interns

10. janar. 2018. | 3:19

/

19. tetor. 2021. | 9:09

Sporazoom: Nga stikeri në stiker

13. tetor. 2021. | 5:22

Stardust Mitrovica: hapja e eventit

4. tetor. 2021. | 1:55

*

1. tetor. 2021. | 10:32

OPEN: njoftimi për shtyp

23. shtator. 2021. | 8:44