17. dhjetor. 2020. | 08:50


Podcast03: Mekanizmat Institucionale për Mbrojten e të Drejtave të Komuniteteve Jo-Shumicë në Kosovë (Video)



Në episodin e tretë të serialit Promaja, u përpoqëm të merrnim një përgjigje nga institucionet në pyetjen se cilat aktivitete janë ndërmarrë që nga fillimi i pandemisë për të mbrojtur të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare, por edhe të drejta të tjera të garantuara me ligj në lidhje me komunitetet jo-shumicë.

Përfaqësuesit e institucioneve iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me mandatin e institucioneve të tyre, vështirësitë me të cilat ballafaqohen dhe ndryshimet pozitive.

Mësuam se për barazinë efektive të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë nevojitet më shumë punë, si dhe avokim më aktiv të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë për respektim të të drejtave të tyre të garantuara me ligj.

Falënderojmë bashkëbiseduesit tanë:

Marija Radulloviq, Zëvendëse e Avokatit të Popullit në Kosovë

Allister Buçart Llivingston, Këshilltar i Lartë, Zyra për Çështje të Komuniteteve

Senada Sagdati, përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Këshillin konsultativ për komunitete

Omer Sherafedin, ish përfaqësues i komunitetit turk në Këshillin konsultativ për komunitete

 

Video