Me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit dhe marrjes së masave mbrojtëse në Kosovë, OJQ “Aktiv”, duke iu përshtatur situatës, përveç aktiviteteve të rregullta, i kushtoi vëmendje të veçantë pozitës së komuniteteve pakicë dhe grupeve të cenueshme në të gjithë Kosovën.
Me çfarë problemesh u ballafaquan komunitetet jo shumicë në Kosovë? Pse komunitetet jo shumicë ishin drejtpërdrejt të rrezikuara? A paraqet zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve një nga sfidat më të mëdha apo edhe një standard pothuajse të paarritshëm në punën e institucioneve qendrore? Në çfarë mase shoqëria civile ka arritur t'i përgjigjet sfidave të tanishme shoqërore gjatë pandemisë?
Për këto dhe çështje tjera, për podcast-in tonë të parë, flasin koordinatorët e Grupit punues për reagim të shpejtë.
Do të dëgjoni më shumë rreth asaj se çfarë është ALVED, si dhe për përpjekjet e tij për të inkurajuar aktivizmin qytetar që synon mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve lokale.
12. shkurt. 2018. | 3:20
21. shtator. 2018. | 12:51
10. janar. 2017. | 12:11
28. korrik. 2015. | 3:09
10. janar. 2018. | 3:19
20. janar. 2021. | 10:32
19. janar. 2021. | 10:35
23. dhjetor. 2020. | 4:43
17. dhjetor. 2020. | 10:59