13. korrik. 2017. | 06:31 | NGO AKTIV


PANEL DISKUTIMI MBI MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE PAKICË



Të enjten me datë 13.07.2017, u organizua panel diskutimi për publikimin e dokumentit ’’Mekanizmat institucional ekzistues në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë me fokus të veçantë në komunitetin serb’’. Ky event u mbajt në Qendrën për Energji Qytetare. Folës në diskutim ishin:

• Caleb Waugh, bashkëautor i hulumtimit

• Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv i Qendrës Europiane për Çështje të Pakicave

• Aleksandra Dimitrijevic, këshilltare ligjore, institucioni i Avokatit të Popullit

Dokumenti mbi mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë është në dispozicion në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e drejta për shtetësi, pronë dhe arsim, dhe respektimi i këtyre ligjeve janë disa nga çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovë. Edhe pse ligjet janë të avancuara, mungon zbatimi i tyre. Ky ishte konkluzioni i konferencës së organizuar dje në ambientet e Qendrës për Energji Qytetare në Mitrovicën e veriut.

Me këtë rast, u prezantua studimi ’’Mekanizmat institucional ekzistues në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë me fokus të veçantë në komunitetin serb’’, publikuar nga organizata joqeveritare AKTIV.

Implementimi është shumë i dobët kudo në Kosovë. Është shumë e vështirë për çdo pjesëtarë të ndonjë komuniteti pakicë në Kosovë që të ushtrojnë të drejtat e tyre, veçanërisht në sektorin publik. Nën sektorin publik nënkuptohet gjykata apo çdo institucion tjetër publik. Ekziston një hendek i madh ndërmjet ligjit, asaj që është shkruar në letër dhe zbatimit të saj praktik. Sektori civil në komunitetin serb në Kosovë duhet të jetë më aktiv. Ekziston mungesë e vullnetit politik dhe social të elitës politike në Prishtinë për të zbatuar të gjithë këtë kornizë ligjore siç duhet, tha Caleb Waugh, bashkëautor i hulumtimit për RTV Mir.

Organizatat joqeveritare duhet të ndërmarrin një rol më proaktiv në monitorimin e zbatimit të ligjeve që përfshijnë të drejtat e komuniteteve pakicë, dhe të rrisin bashkëpunimin e tyre me organizatat e tjera dhe institucionet shtetërore që trajtojnë të njëjtin problem; ky është një ndër rekomandimet e hulumtimit të publikuar nga AKTIV.

Hulumtimi gjithashtu rekomandon që bashkësia ndërkombëtare të jetë dhe më vigjilente në monitorimin e zbatimit të legjislacionit përkatës, dhe se Bashkimi Europian duhet të sigurojë pjesëmarrjen dhe të përfshijë kontributin e OSHC-ve serbe në raportet e tyre dhe veçanërisht në Raportin e Progresit për Kosovën.

Aleksandra Dimitrijevic, nga Zyra e Avokatit të Popullit vuri në dukje probleme të veçanta. Ajo tha se gjatë vitit ata pranojnë trembëdhjetë për qind të ankesave nga komunitetet pakicë, rreth 150-200. Ky nuk është indikator që pasqyron se nuk ka probleme dhe se të drejtat respektohen, por që njerëzit nuk janë të informuar sa duhet për qëllimin e institucioneve të Avokatit të Popullit, dhe se si këto të fundit mund t’i ndihmojnë ata.

Aleksandra, theksoi se çështja e pronës është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen komunitetet pakicë në Kosovë dhe se ky është proces i vështirë, kështu që shumë qytetarë shpesh heqin dorë dhe shesin pronat e tyre. Sipas saj, prokuroria, gjykata dhe policia nuk operojnë në përputhje me ligjin, gjë që reflektohet me faktin se rastet e vërtetimit të pronësisë së pasurisë zgjasin për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vite.

''Policia ka kompetencën që të vë kryerësin e veprës penale në paraburgim, të ngrisë aktakuzë dhe t'ia përcjellë atë prokurorit për veprime të mëtejshme. Megjithatë, kur e ktheni pronën tuaj dhe i njëjti person e merr atë dhe policia i kërkon pronarit të pasurisë së uzurpuar të kthehet përsëri në gjykatë dhe të konfirmojë pronësinë e tij mbi pronën", theksoi Dimitrijevic gjatë prezantimit të saj në konferencë.

Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv i Qendrës Europiane për Çështjet e Pakicave, vuri në dukje se një ndër mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë në Kosovë duhet të jetë vetëqeverisja lokale.

''Komunat mund të ushtrojnë kompetencat e tyre përmes rrjetëzimit, në mënyrë që komunitetit serb ti lehtësohet ushtrimi i të drejtave të tyre, e që është një nga qëllimet e themelimit të Asociacionit/Komunitetit të Komunave Serbe", tha Zeqiri.

Paneli i diskutimit u organizua si pjesë e projektit ‘’Të sigurojë kornizë të qëndrueshme për pjesëmarrje qytetare dhe vendimmarrje demokratike në nivel lokal dhe qendror institucional në Kosovë’’.

Ky grant financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

/

14. mars. 2017. | 11:37

*

16. korrik. 2015. | 4:41

*

21. korrik. 2015. | 12:08