29. qershor. 2017. | 01:39


Turizmi në Mitrovicën e veriut – mundësitë dhe shanset



Të mërkurën, më 31 maj, OJQ AKTIV organizoi një panel diskutimi mbi temën: "Turizmi i veriut të Kosovës - mundësitë dhe shanset", në Klubin Social të Mitrovicës.

Panelistët komentuan mbi zhvillimin aktual të turizmit në veri të Kosovës, dhe mbi atë se çka mund të ofrojë veriu në aspektin e turizmit. Të ftuarit në panel diskutuan gjithashtu mbi potencialin dhe të ardhmen e kësaj dege në këtë rajon, dhe vlerësuan se çfarë duhet të bëhet në të ardhmen në mënyrë që strategjikisht të importojnë ofertën në veri, duke krijuar kështu një ofertë më serioze dhe më konkurruese për turistët potencialë.

Panelistë në këtë debat ishin:

  • Jovana Jakovljeviq - InTER - Instituti për Zhvillimin Ekonomik të Territorit
  • Miroslav Lazareviq - Alpinist/Fotograf

Panelistët ranë dakord se kohët e fundit turizmi është bërë një sektor prioritar në rajon, i cili së bashku me investimet strategjike mund të krijojë një burim serioz të të ardhurave për rajonin dhe individët. Ata gjithashtu theksuan faktin se fshatrat tona po zhduken ngadalë, për shkak të kushteve të dobëta të jetesës, dhe për shkak të mungesës së vetëdijes së njerëzve për të shfrytëzuar potencialin dhe për të zbuluar e shterrur burimin e të ardhurave nga kjo degë.

Rreth pyetjes: Si e vlerësoni ofertën turistike në veri? - Miroslav tha se Kosova e veriut si një rajon i veçantë ofron mundësi për turizëm malor dhe ujor (liqeni i Gazivodës), si dhe turizmin e mirëqenies. Përveç këtyre, ne gjithashtu mund të ofrojmë disa nga trashëgimitë/vendet kulturore/historike që duhet të përfshihen në ofertën potenciale. Ai shtoi se reklamimi i turizmit është forcuar dhe se vetëdija në nivel lokal është ngritur në 5-6 vitet e fundit.

Jovana shtoi se, në rastin e komunave në veri, përveç komunës së Zubin Potokut, komunat e tjera nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme zhvillimit të turizmit përkundër potencialeve natyrore që zotërojnë - përveç vendeve historike, manastireve ose turizmit fetar. Ajo vuri në dukje se ende ka shumë hapësirë për përmirësim dhe zhvillim të turizmit, dhe se komunat tjera duhet të ndjekin shembullin e komunës së Zubin Potokut.

Panelistët ranë dakord që target grupi duhet të jetë i ri si nga niveli lokal ashtu edhe nga rajoni, dhe përveç tyre në fokus duhet të jenë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që punojnë në Kosovë. Më tej, Jovana tha  se fokusi fillimisht duhet të jetë në këto dy grupe të synuara, sepse Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e SHBA-së kanë etiketuar territorin e Kosovës veriore si territor të pasigurt për t'u vizituar. Kjo patjetër ndikon në numrin e turistëve potencial të interesuar nga jashtë, të cilëve mund t’u ketë pëlqyer oferta e Kosovës së veriut.

Në komentim të popullaritetit në rritje dhe zhvillimin e turizmit rural në rajon, Jovana tha se Outdoor i iniciuar nën patronazhin e InTER kishte synim të inkurajonte turizmin rural në territorin e Kollashinit të Ibrit. Siç tha ajo, përmes disa projekteve, ata kanë arritur të rivitalizojnë disa shtëpi rurale dhe të forcojnë disa familje që ndodhen përgjatë shtigjeve të hikingut nga kalojnë shumë turistë. Jovana deklaroi se InTER po përpiqet ta realizojë këtë gjë në territorin e komunës së Zubin Potokut me shpresën se organizatat dhe komunat e tjera do të ndjekin shembullin e tyre.

Është vërejtur se komuna e vetme në veri me rritjen e turizmit dhe zgjerimin e ofertës turistike është komuna e Zubin Potokut, ku InTER dhe komuna e Zubin Potok-ut gërshetojnë forcat e tyre dhe njohin potencialin e vërtetë. Jovana tha se deri më tani, është bërë mjaft për promovimin e Zubin Potokut si një destinacion turistik. Rezultatet po bëhen gjithnjë e më të dukshme, e që reflektohet me faktin se nga fundi i prillit deri më tani, komuna e Zubin Potokut është vizituar nga më shumë se 240 turistë, të cilët kanë përdorur oferta të ndryshme turistike, përfshirë Via Ferata (ka vetëm dy në Kosovë), të cilat sollën të ardhura të konsiderueshme për komunën dhe banorët lokal, dhe ata presin rritje të vizitave turistike.

Nga Miroslav, u kërkua të komentonte këtë situatë si një alpinist me përvojë dhe të shpjegonte nëse kjo që ofrohet mund të jetë konkurruese me atë që ofron rajoni? Ai u përgjigj, se nuk jemi të vetëdijshëm për atë që kemi në krahasim me rajonin. Miroslav shtoi se ne ofrojmë shumë bukuri natyrore së bashku me aktivitete të tjera në natyrë duke përfshirë çiklizmin, ecjen, alpinizëm pasi që ekziston Via Ferata, Liqeni Gazivoda, etj. Siç tha ai, është e gjitha unike dhe e re por kapacitetet e infrastrukturës dhe akomodimit duhet të ndërtohen në platformat online. Ai shtoi se ekziston plani të ndërtohet një objekt akomodimi në Previa, poshtë majës Mokra Gora, e cila, së bashku me turizmin rural, mund të kontribuojë në vendosjen e Kollashinit të Ibrit në nivelin më të lartë të ofertës turistike në rajon.

Jovana shtoi se Organizata Turistike e Serbisë ka përfshirë Kollashinin e Ibrit në listën e destinacioneve më të njohura në natyrë, që stimulon individët, institucionet dhe organizatat - për të ndihmuar në forcimin e rajonit dhe kështu të kontribuojë në një vendosje më të mirë në listë.

Së fundi, ata ranë dakord që ne duhet të punojmë për të krijuar një ofertë unike turistike strategjike të veriut, e cila do të lidhë gjithçka që është ofruar, të përcjellë me turizmin fetar. Gjithashtu ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e natyrës për shëndetin e njeriut në shekullin e 21-të.

Diskutimet në Klubin Social të Mitrovicës organizohen si pjesë e projektit ‘’Të sigurojë kornizë të qëndrueshme për pjesëmarrje qytetare dhe vendimmarrje demokratike në nivel  lokal dhe qendror institucional në Kosovë’’.

 Ky grant financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).