3. dhjetor. 2020. | 04:29


OJQ-ja Aktiv reagon ndaj pretendimeve te bera nga RTK



OJQ-ja Aktiv dëshiron të tërheq vëmendje për një numër deklaratash dhe akuzash inflamatore dhe faktikisht të dyshimta të bëra gjatë një debati televiziv të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) nën titullin Asociacioni dhe Skenarët Serb Kundër Kosovës në 6 Tetor 2020 dhe në artikujt e publikuar në faqen e tyre të internetit (www.rtklive.com) më 2 dhe 6 tetor. 1 2

Natyra e akuzave të bëra kundër organizatës sonë dhe konteksti në të cilin ato u paraqitën përbëjnë një shkelje të Kodit të mediave të shkuara të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Kodit Etik të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për Shërbimet Mediale Audiovizuele në Kosovë dhe Ligjit të RTK-së. Në artikujt dhe gjatë debatit, një sërë pohimesh u bënë kundër OJQ-së Aktiv dhe Platformës Empirika duke sugjeruar që ata janë të përfshirë në një fushatë të orkestruar për të raportuar mbi incidentet e inskenuara në zonat e banuara nga serbët e Kosovës në mënyrë që të krijojnë një Asociacion Serb të Komunave Shumicë (ASM). Për më tepër, u pohua se Aktiv dhe Empirika dërguan informacione ‘të pasakta’ në Bruksel, duke nënkuptuar se ata me vetëdije trillojnë informacione. Më në fund, RTK pretendoi se OJQ-ja Aktiv ka filluar një fushatë për të formuar ASM. Të gjitha këto pretendime janë të gabuara dhe nuk kanë asnjë fakt të bazuar. Aktiv publikoi me të vërtetë një dokument politik që merret me ASM3, por në asnjë mënyrë nuk është e angazhuar në një përpjekje të koncentruar/të organizuar në formimin e një fushate të tillë. Aktiv për më tepër shqetësohet nga fakti që RTK publikoi akuza të pabazuara4 se në mënyrë aktive dhe me vetëdije falsifikon informacione në koordinimin dhe bashkëpunimin e supozuar me Agjencinë e Informacionit të Sigurisë (Bezbedno-informativna agencija ose BIA). Kjo është një akuzë veçanërisht fyese, duke marrë parasysh faktin se Aktiv nuk mbështetet financiarisht ose ndryshe nga ndonjë agjenci shtetërore e sigurimit. Aktiv është e bindur se kjo përbën një sulm shumë të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të saj si një organizatë e shoqërisë civile dhe merr në konsideratë faktin se në asnjë moment RTK-ja nuk kërkoi koment ose sqarim nga OJQ-ja AKTIV, dhe as nuk bëri të qartë shikuesve/ lexuesve të tyre se ato ishin të natyrës editoriale sesa faktike. Për më tepër, këto akuza shërbejnë vetëm për të shkëputur vëmendjen nga çështjet e rëndësishme me të cilat përballet Kosova dhe për të zvogëluar shqetësimet legjitime të mbajtura nga shumë anëtarë të komunitetit serb të Kosovës.

RTK, si transmetuesi kryesor publik (i financuar nga shteti) i Kosovës, ka për detyrë të raportojë në mënyrë objektive dhe në përputhje me detyrimet e tij siç përshkruhet në Ligjin për Radio Televizionin e Kosovës. Duke pasur parasysh se, në këtë rast, ka një numër shkeljesh të mundshme të Kodit të Mediave të Shkuara të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Kodit Etik të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për Shërbimet Mediale Audiovizuele në Kosovë, Aktiv kërkon që ndërmerren veprimet e mëposhtme:

  • Të plotësojë publikimet e saj duke siguruar të drejtën për t’iu përgjigjur një përfaqësuesi të OJQ-së AKTIV dhe për të publikuar pikëpamjet e tyre në artikull ose emision dhe për të publikuar reagimin e OJQ-së Aktiv në faqen e internetit të RTK Live.
  • Për të korrigjuar pasaktësitë në artikujt e postuar në faqen e internetit të RTK Live dhe për të deklaruar qartë se nuk ka asnjë provë apo ndonjë tregues konkret se Aktiv dhe Empirika janë të lidhur me organet e shtetit të sigurisë së Serbisë, dhe as që ata kanë të trilluar të dhëna me qëllim dhe keqdashje në lidhje me incidentet e dhunshme/kriminale.
  • Ti kërkojë falje OJQ-së Aktiv dhe Platformës Empirika.

1.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=468084  

2.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=467172

3.http://www.ngoaktiv.org/publication/beyond-constructive-ambiguity-how-to-stop-worrying-and-love-the-association-community-of-k-serb-majority-municipalities

4.RTK citoi vetëm "burimet e RTK" si burim.