20. qershor. 2019. | 07:49


OJQ AKTIV ka organizuar konferencën përfundimtare në kuadër të projektit Zhvillimi i kapaciteteve të anëtarëve të Mekanizmave Koordinues për zbatimin e Planeve të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në shtatë komuna të Kosovës



Më 17 Qershor, 2019 OJQ AKTIV organizoi konferencën përfundimtare në kuadër të projektit 'Zhvillimi i kapaciteteve të anëtarëve të Mekanizmave Koordinues për zbatimin e Planeve të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në shtatë komuna të Kosovës', nën programin regjional UN WOMEN ‘’Eliminimi i Dhunës ndaj Grave: Implementimi i normave, ndryshimi i mendimeve".

 

Qëllimi i organizimit të konferencës ishte prezantimi i draft raportit për zbatimin e planeve lokale të veprimit për mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës familjare dhe asaj gjinore në shtatë komuna në Kosovë për 2017 dhe 2018. Konferenca përfundimtare është përcjellur nga koordinatorët e Mekanizmave Koordinues:

Znj. Zorica Timotijević- Koordinatore e MK në Leposaviq

Znj. Olivera Milošević- Koordinatore e MK në komunën e Mitrovicës së Veriut

Znj. Lindita Piraj- Koordinatore e MK në Dragash

Znj.  Lyra Vula- Koordinatore e MK në Gjakovë

Z. Srđan Vučinić- Koordinator i MK në Zubin Potok

Z. Saša Gvozdić- Koordinator i MK në Zveqan

Me përjashtim të koordinatorëve të KM, në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuesja e UN Women Znj. Linda Sanaja dhe ekspertja lokale Znj. Ardiana Gashi të cilat punuan në hartimin e raportit mbi zbatimin e planeve lokale të veprimit me ndihmën e të dhënave statistikore të mbledhura nga koordinatorët e MK.

Përfundimet kryesore të koordinatorëve ishin se nevojitet edhe më shumë punë dhe duhet të jemi jashtëzakonisht të durueshëm. Ajo që nevojitet është që të gjithë të punojmë si një, duke përfshirë edhe institucionet, pra vendimmarrësit. Për më tepër, dhuna në familje dhe në baza gjinore është një temë komplekse dhe pavarësisht nga disa përmirësime të arritura brenda këtij projekti, ky është vetëm fillimi i një aktiviteti jashtëzakonisht të rëndësishëm që vazhdon.

Përfaqësuesa e UN Women në Kosovë znj. Linda Sanaja shprehu mirënjohjen më të thellë për koordinatorët dhe anëtarët e Mekanizmave Koordinues mbi përkushtimin, punën dhe durimin e tyre gjatë zbatimit të projektit, si dhe koordinatoren e projektit znj. Jelena Milicevic. Për më tepër, znj. Sanaja theksoi se ky nuk është fundi, është vetëm gjysma e destinacionit përfundimtar të synuar mbi gjithçka që vazhdon në lidhje me luftën kundër dhunës në familje dhe baza gjinore në Kosovë dhe në rajon.

Koordinatorët e MK theksuan se institucionet ishin jashtëzakonisht të interesuara dhe ndihmesë për të siguruar informacionet e nevojshme në lidhje me temën e përmendur më lart. Përveç kësaj, institucionet dhanë informacione të rëndësishme që janë përdorur për hartimin e raportit për zbatimin e planeve të veprimit në shtatë komuna të Kosovës. Sipas tyre, mbështetja e OJQ-së AKTIV dhe UN Women ishte gjithashtu jetike gjatë punës së tyre.

Përfundimet kryesore në konferencën përfundimtare ishin se nevojitet të vazhdohet me më shumë punë dhe vëmendje të veçantë në monitorimin e zbatimit të planeve të veprimit në të gjitha shtatë komunat. Për ta bërë këtë, Mekanizmat Koordinues duhet të vazhdojnë të punojnë në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë më parë me mbështetjen e OJQ AKTIV, UN Women dhe Bashkimit Europian që financuan këtë projekt.

Gjetjet, rezultatet, rekomandimet si dhe një raport gjithëpërfshirës mbi zbatimin e planeve të veprimit për të luftuar dhunën në familje dhe në baza gjinore do të jenë në dispozicion së shpejti në faqen e internetit, si dhe në faqen Facebook të OJQ AKTIV.