Respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, forcimi i bashkëpunimit ndëretnik, pajtimi, si dhe promovimi i kulturës demokratike dhe aktivizmit qytetar kanë qenë fusha kryesore të veprimtarisë së OJQ-së AKTIV për më shumë se dymbëdhjetë vjet.

Zyra e sapohapur në Beograd, qëllimi i së cilës është shpjeguar nga Shefja e saj, Milica Orlović, është dëshmi e punës së suksesshme dhe forcimit të vazhdueshëm të organizatës: "Vendosja e lidhjeve midis aktorëve kryesorë dhe prania organizatës në një vend kaq të rëndësishëm ku merren vendime është mënyra më efektive për t’i artikuluar nevojat dhe për t’i kapërcyer sfidat, me fjalë të tjera, për të arritur më shumë.”
Zyra e ndërlidhëse e OJQ-së AKTIV në Beograd do të angazhohet për ta kuptuar më mirë situatën socio-politike dhe kompleksitetin e marrëdhënieve ndëretnike midis serbëve dhe shqiptarëve. Për më tepër, do të përfundojë konsolidimin e një organizate e cila, përveç që ka selinë e saj në Mitrovicë të Veriut, gjithashtu ka hapur zyre në Prishtinë tre vjet më parë. OJQ AKTIV shpreson që kjo prani e zgjeruar në hapësirën publike në Beograd, para së gjithash, do të kontribuojë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Për arsye që ndoshta tashmë janë të qarta, shumica e aktiviteteve programore do të mbahen përmes platformave digjitale në dispozicion për shkak të situatës aktuale epidemiologjike.
Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së AKTIV, Miodrag Milićević deklaroi se: "Ky është një hap i rëndësishëm për organizatën tonë sepse, për herë të parë, një organizatë lokale e shoqërisë civile nga Kosova ka prani në Beograd". Ai më tej shtjelloi se zyra e sapohapur do të shërbejë si qendër burimore për çështje socio-politike që kanë të bëjnë me Kosovën. "Përveç kësaj, AKTIV do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në zvogëlimin e paragjykimeve aktuale midis serbëve dhe shqiptarëve, si dhe në artikulimin e nevojave të komunitetit serb të Kosovës për aktorët relevantë në Beograd.”
Krijimi i një Zyre Ndërlidhëse në Beograd është komponent thelbësor i projektit 'Rritja e Potencialit të Avokatisë të Organizatave të Shoqërisë Civile Serbe të Kosovës' që financohet nga National Endowment for Democracy (NED) dhe që përfshin pjesëmarrjen e anëtarëve të Platformës Empirika.
Kontakti:
Milica Orlović
Shefe e zyrës ndërlidhëse së OJQ AKTIV në Beograd
Miodrag Milićević
Drejtor Ekzekutiv, OJQ AKTIV
12. shkurt. 2018. | 3:20
21. shtator. 2018. | 12:51
10. janar. 2017. | 12:11
28. korrik. 2015. | 3:09
10. janar. 2018. | 3:19
28. prill. 2021. | 3:57
22. prill. 2021. | 8:57
19. prill. 2021. | 11:01
13. prill. 2021. | 2:14
13. prill. 2021. | 9:22