12. shkurt. 2021. | 12:04


OJQ AKTIV fillon iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për përdorimin e gjuhëve



“Ligji ekzistues në praktikë tani nuk ka rëndësi”, thotë Ognjen Gogiq menaxher i projektit “Krijimi i një Kosove dygjuhëshe”, të cilën e zbaton OJQ AKTIV. Ai thekson që shumë qytetarë nuk janë në dijeni për të drejtat e tyre sipas ligjit. Gjatë podkastit të parë në serinë “Gjuha ime, e drejta ime”, ai theksoi se shumë qytetarë nuk janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre ligjore.

“Një pjesë bashkëqytetarëve nga komuniteti serb janë të vetëdijshëm për të drejtat tyre, pjesa tjetër është më pak e njoftuar. Ajo që është e përbashkët  te të gjithë, është që askush nuk është duke tentuar të luftoj për të drejtën e tyre më. Madje, edhe nëse dinë që ekziston Ligji për përdorimin e gjuhëve, ata nga përvoja dinë se  ky ligj nuk do të thotë asgjë në praktikë. Ky problem është bëre i shprehur gjatë viteve të fundit me integrimin më të madh të Serbeve në sistemin e Kosovës dhe para gjithave me përfundimin e integrimit të sistemit gjyqësorë. Aty janë paraqitur të gjitha mangësitë e atij ligji, ne të cilin askush më nuk i referohet”, ka thënë Ognjen Gogiq.

Gogiq thekson që ky ligj ka pasur një rol shumë të rëndësishëm, ka themeluar sistemin e dygjuhësisë dhe ka vërtetuar të drejtat themelore gjuhësore. Sidoqoftë, katërmbëdhjetë-pesëmbëdhjetë vjet pasi u miratua ky ligj, doli se ka mangësi të cilat duhen korrigjuar.

“Ajo që ne kemi vërejtur te institucionet në praktikë është që gjuha serbe trajtohet sikur opsion. Sikur, në disa situata ju mund të siguroheni me një përkthim por me vonesë, nuk ka pse të jetë i një cilësie lartë. Pra, është më shumë një përdorim simbolik i gjuhës serbe në institucione. Duhet të them se  analizat tona paraqesin që kjo është pasoja zbrazëtirave ligjore, të cilat ekzistojnë në ketë ligj. Ky ligj nuk është mjaftueshëm i saktë në lidhje me detyrimet e institucioneve që posedojnë kur është në pyetje përdorimi i gjuhëve zyrtare. Ajo që ne dëshirojmë është që përmes ligjit të definohet në mënyrë detyruese, qe askush mos të mendoj që është opsionale dhe që ashtu mundemi, por qe të jetë obligim të cilën institucionet duhet ta plotësojnë në raport me qytetarët, që qytetarët të janë ata që zgjedhin ne çdo situatë, se cilën nga dy gjuhet zyrtare do janë gjuhë të procedurës e cila po zhvillohet” ka deklaruar  Gogiq.

Menaxher i projektit “Krijimi i një Kosove dygjuhëshe”, konsideron që Ligji për përdorimin e gjuhëve mund të jetë më shumë funksionalë nëse faza e parë e secilës procedurë në institucione do të përcaktoj gjuhën, në të cilën do të zhvillohet procedura.

Sipas fjalëve të tij “Në atë mënyrë do tu mundësohet  gjithëve të ushtrojnë të drejtat e tyre pa këto probleme gjuhësore, për të cilat biseduam. Shërbimet  e ofruara nga të gjitha institucionet do të ishin më të adaptuara dhe më të arritshme për çdo individ në Kosovë, ashtu që çdo person mund të zgjedhë gjuhen në të cilën zhvillohet një procedurë para një organi publik, dhe më pas mund të merremi me përmbajtjen e çështjes. Prandaj, kjo duhet ta bëjë më të lehtë për këdo që të ketë qasje në shërbime”.

Gogiq, ka theksuar që me rastin e kësaj iniciativës në vitin e kaluar janë mbajtur një numër i madh i takimeve, tryezave rrumbullakëta, ne të cilat ka pritur pjesëtaret e organizatave joqeveritare, institucioneve dhe bashkësisë ndërkombëtare, e që nga ata morën edhe përkrahje. Gogiq thotë që janë shumë të hapur për propozime, e nëse institucionet pranojnë ketë propozim, atëherë do hapet hapësirë më e gjerë për diskutim ne mënyrë se si duhet të rregullohet kjo çështje.

Ju mund ta lexoni transkriptin e podcastit këtu.

Podkasti “Gjuha ime, e drejta ime” u regjistrua në bashkëpunim me Radio Goraždevac në kuadër të projektit “Krijimi i një Kosove dygjuhëshe”, implementuar nga OJQ AKTIV me mbështetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.

Pikëpamjet e shprehura gjatë podcastit nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.