30. shtator. 2019. | 02:31


OJQ Aktiv mban Prezentimet e Raporteve për gjendjen e të drejtave gjuhësore në Kosovë



Më datën 30 Shtator 2019, OJQ Aktiv, mbajti një prezantim publik të dy raporteve për gjendjen e të drejtave gjuhësore në Kosovë – Raporti Vjetor për gjendjen e të drejtave gjuhësore në Kosovë dhe Pasqyrë e Përgjithshme e të drejtave gjuhësore në Kosovë. Raportet kanë përfshirë legjislacionin i cili mbron të drejtat gjuhësore në Kosovë, zbrastirat e identifikuara gjatë zbatimit dhe ofrimi i mjeteve juridike të mundshme (rekomandime) për adresimin e problemeve të cilat mbulohen nga raportet.

Për herë të parë, raporti Pasqyrë e përgjithshme e të drejtave gjuhësore, vlerësoi situatën përballë të drejtave gjuhësore në sektorin privat. Prezantimi (et) u pasuan nga një diskutim në panel i ndjekur nga Slaviša Mladenović, Zyra e Komisionerit për Gjuhët, Marija Radulović, Zëvendese e Avokatit të Popullit, Budimir Ničić, Kryetar i shoqatës së Gazetarëve Serbë në Kosovë, Živojin Ćirković, Këshilli konsultativ për komunitete.

Diskutimi përfshiu një mori çështjesh të ndryshme, të cilat rrodhën nga mungesa e dukshme e përmirsimit të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, përkthimeve (ose më saktë mungesa e tij), të mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe mekanizmave të disponushëm për qytetarët në rastet kur të drejtat e tyre gjuhësore shkelen. Z. Ničić, foli nga kënvështrimi i një gazetari duke cekur vështërsinë me të cilën përballen mediat në gjuhën sërbe kur përpiqen të raportojnë në Kosovë, kryesisht me vështërsitë me të cilat përballen gjatë marrjes së informacioneve. Ai potencoi se që nga viti 2016, Presidenca e Kosovës (institucioni) nuk ka siguruar ndonjë përkthim.

Radulović deklaroi se edhe pse ka pasur përparime në drejtim të cilësisë së përkthimeve të ligjeve (që nga viti 2018), ajo nuk ka parë ndonjë përparim të madhë kur bëhet fjalë për cilësinë dhe thellësinë e zbatimit të Lgjit për përodimin e gjuhëve.

Z. Mladenović, duke folur në cilësinë e Komisionerit për Gjuhët, tha se ai mendonte se do të ishte e nevojshme të punohet për ngritjen e aftësive të institucioneve për zbatimin e ligjit dhe se kjo është diqka që do të plotësojë fushatat e ndërgjegjsimit publik. Ai poashtu potencoi se në të ardhmen, konferencat dhe takimet e tjera të ngjashme duhet të përqendrohen në fushat e të folurit që kanë nevojë per përmirsim sesa në çështje shumë të gjera. Në përgjithsi, konsensusi midis panelistëve ishte që shumë sfida parashikoheshin në forcimin e zbatimit të ligjit dhe se kjo do të kërkojë përpjekje të përbashkëta të institucioneve publike, shoqrisë cvile dhe akterëve politik. Kjo ngjarje u zhvillua brenda fushëveprimtarisë së projektit Krijimi i një Kosove Dygjuhësore, i financuar nga Mbretëria e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë dhe i zbatuar në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët.

Raportet mundeni ti lexoni këtu:

http://www.ngoaktiv.org/alb/publication/general-overview-of-language-rights-in-kosovo

http://www.ngoaktiv.org/alb/publication/annual-report-on-language-rights-in-kosovo