15. prill. 2020. | 01:42
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me masat e reja të qarkullimit hyri në fuqi me datë 15 prill në orën 06:00, mirëpo ende nuk është përkthyer në gjuhën serbe dhe kjo është arsyeja pse anëtarët e komunitetit serb nuk janë njoftuar me rregullat e reja.

Në publik po qarkullon informacioni kontradiktor në lidhje me qarkullimet e lejuara dhe gjobat e përcaktuara për shkeljen e ndalimit të qarkullimit, për të cilin anëtarët e komunitetit serb nuk mund të informohen për shkak të mungesës së një përkthimi zyrtar të vendimeve në gjuhën serbe.
Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë, sa më shpejt të jetë e mundur, një përkthim në gjuhën serbe të të gjitha vendimeve të marra nga Ministria e Shëndetësisë për mënyrën e re të qarkullimit që nga data 15 prill.
Policia e Kosovës duhet të pezullojë zbatimin e masave ndëshkuese në rast të shkeljes së rregullave të reja të qarkullimit derisa të sigurohet përkthimi i vendimeve në gjuhën serbe si gjuhë e barabartë zyrtare në Kosovë.
Publikimi i vendimeve mbi masat qarkullimit të kufizuar ekskluzivisht në gjuhën shqipe është një shkelje e së drejtës për përdorim zyrtar të gjuhës serbe dhe të së drejtës për barazi të qytetarëve para ligjit.
Në mungesë të përkthimit të vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për masat e qarkullimit në gjuhën serbe, pjesëtarët e komunitetit serb rrezikojnë të dënohen për shkelje të masave për të cilat nuk mund të njoftoheshin.
12. shkurt. 2018. | 3:20
21. shtator. 2018. | 12:51
10. janar. 2017. | 12:11
28. korrik. 2015. | 3:09
10. janar. 2018. | 3:19
9. korrik. 2021. | 10:39
17. qershor. 2021. | 11:12
16. qershor. 2021. | 9:08
2. qershor. 2021. | 1:00